11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Habit gazetarja sportive: ‘Kam fjetur me shokun tim më të mirë, burri im është në dijeni…’

Pejana Elezi, gazetarja sportive, ka hapur dritën mbi marrëdhënien e saj me bashkëshortin Kledi Bahiti, duke shpërndarë detaje intime për miqësitë e saj të ngushtë dhe marrëdhënien me të. Ajo zbuloi se, megjithëse janë të martuar, Kledi nuk ka ndërhyrë në miqësitë e saj dhe ata kanë mbajtur lidhjet e tyre.

“Unë me shokun tim të ngushtë kur iknim për pushime flinim gjithmonë të dy se merrnim një shtëpi, ishim 4-5 veta dhe ishim gjithmonë unë dhe ai, flinim të dy në një dhomë me njëri-tjetrin saqë shumica e njerëzve nuk e konceptonin dot këtë gjë, edhe partnerët, e dashura që kishte ai në atë kohë etj.

Nuk ka pse të bëhet sepse ishim si motër e vëlla dhe vazhdojmë jemi si motër e vëlla, domethënë njerëz që njohim familjet e njëri-tjetrit, dimë çdo problem, çdo hall, kemi qenë aty për njëri-tjetrin”, u shpreh Pejana Elezi.

Gazetarja ka treguar se Kledi Bahiti ka qëndruar tek shtëpia e Bleona Qeretit për 2 javë, por theksoi se s’është xheloze.

“Kledi është jashtë vendit dhe Kledi ka ndenjur për 2 javë në shtëpi te prindërit e Bleona Qeretit për shembull. Ishte gjithë kohës, kishte dalë me Bleonën, po hante darkë me Bleonën, hanin drekë të dy, ishin gjithë kohës me njëri-tjetrin. Mund të ketë gra që mund të bëhen xheloze për këtë pjesën, unë s’e kam”, tregoi ajo.

Pejana tregon se edhe në situata ku Kledi qëndron në shtëpi të mikut të tyre, siç ndodhi tek Bleona Qereti, nuk ndjen xhelozinë, por ka një besim të plotë në marrëdhënien e tyre. Kjo pohim flet për një nivel të lartë besimi dhe mirëkuptimi në martesën e tyre, ku çdo partner ka lirinë dhe kënaqësinë për të ruajtur miqësitë dhe të ndjekë aktivitetet e tyre të pavarura.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...