8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

” Hajdut ordiner i Tiranës, Erioni plehrave dorëzon çelësat e bashkisë në 14 maj”, Kryemadhi reagon ashpër ndaj mohimit të akuzave nga Veliaj

Pas deklaratës së kryetarit të bashkisë së Tiranës në një intervistë për televizionin Fax News, reagon Monika Kryemadhi.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur gjatë intervistës se aktualisht qyteti paguan për grumbullimin e mbetjeve në landfill shumë më lirë se sa koha kur Bashkia drejtohej nga Koalicioni Meta-Berisha. I pyetur në lidhje me akuzat e opozitës për plehrat, video të cilat i ka publikuar Monika Kryemadhi, Veliaj tha se ata që kanë firmosur kanë qenë ministrat e Ilir Metës. Veliaj gjithashtu dëshmoi se PL dhe ish-LSI i bien prapa plehrave dhe se Iliri me Monikën kanë prishur pazarin brenda shtëpisë dhe tani po lajnë hesapet me njëri-tjetrin.

Kaq mjaftoi që të reagonte dhe Kryemadhi duke e quajtur Veliajn hajdut ordiner të Tiranës. Erioni i plehrave në 14 dorëzon çelësat e bashkisë dhe do t’i përgjigjet drejtësisë ka shtuar Kryemadhi.

Reagimi i Monika Kryemadhit:

Hajduti ordiner i Tiranës që bën si inoçent ka paguar 54 milionë euro për depozitim mbetjesh, ku kontrata parashikon komplet tjetër gjë. E di ai këtë, se ka hedhur firmën vetë, ndaj bën sot si skuth duke ja hedhur fajin të tjerëve.

Ka kaluar 1/3 e periudhës koncesionare, po në këto 7 vjet me lekët e shqiptarëve janë paguar kompani me pronarë të panjohur, ndërsa mbetjet në inceneratorin e Tiranës groposen mjerisht pa u përpunuar, tek gropa ku ndërroi jetë Ardit Gjoklaj.

Ja ku e keni me video se si hajduti ordiner i Tiranës përveçse ju vjedh, edhe ju tall me diferencimin e mbetjeve. Erioni i plehrave në 14 Maj dorëzon çelësat e bashkisë dhe do t’i përgjigjet një për një drejtësisë!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...