8.5 C
Tiranë
Saturday, January 4, 2025
spot_img

Hakerat Kinezë depërtuan në kompjuterët e Departamentit të Thesarit të SHBA-së, ja çfarë dihet deri tani

 

Hakerat kinezë kanë depërtuar në disa kompjuterë të Departamentit amerikan të Thesarit dhe kanë siguruar qasje në dokumente të paklasifikuara përmes një programi kompjuterik të një shërbimi të ofruar nga një entitet i tretë. Sipas njoftimit të Departamentit të Thesarit, ky incident u identifikua më 8 dhjetor, kur kompania ‘BeyondTrust’, që ofron shërbime teknike për departamentin, njoftoi se hakerët kishin vjedhur një kod që përdorej për të ofruar ndihmë teknike dhe që mundësoi depërtimin në kompjuterët e disa punonjësve.

Departamenti i Thesarit theksoi se deri tani nuk ka prova që sugjerojnë se hakerat kanë ende qasje në informacionin e departamentit. Ky rast po hetohet si një “incident madhor në sigurinë kibernetike”, dhe sipas një zëdhënësi të Thesarit, departamenti është duke bashkëpunuar me autoritetet federale për të hetuar incidentin.

Ky sulm kibernetik vjen në një kohë kur zyrtarët amerikanë po përballen me pasojat e fushatës masive të kundër-spiunazhit nga Kina, të njohur si “Salt Typhoon”, që ka dhënë mundësinë e hyrjes në mesazhet private dhe bisedat telefonike të zyrtarëve amerikanë. Departamenti i Thesarit ka hequr shërbimin e komprometuar dhe po punon për përforcimin e mbrojtjes kibernetike.

Nga ana tjetër, Kina ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar ato si të pabaza dhe pa prova. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, e ka konsideruar këtë një shpërndarje informacioni të rremë për qëllime politike, duke riafirmuar qëndrimin e Kinës kundër çdo forme ndërhyrjeje kibernetike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT