8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

“Hamasi dhe Putini përfaqësojnë kërcënime të ndryshme”, Biden përkrah shtetet në luftë

Në një fjalim televiziv drejtuar vendit mbrëmjen e së enjtes, Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen më thellë lidhur me dy konfliktet e huaja, ndërsa ai do t’i kërkojë Kongresit miliarda dollarë në ndihma ushtarake për të dy vendet.

Nëse agresioni ndërkombëtar lejohet të vazhdojë, tha zoti Biden, “konflikti dhe kaosi mund të përhapen në pjesë të tjera të botës”. “Hamasi dhe Putini përfaqësojnë kërcënime të ndryshme”, tha Presidenti Biden. “Por ata kanë një të përbashkët. Ata duan të asgjësojnë plotësisht një demokraci fqinje”.

Presidenti Biden tha se do t’i dërgonte Kongresit një kërkesë urgjente për financim, e cila pritet të jetë 105 miliardë dollarë për vitin e ardhshëm. Propozimi, i cili pritet të prezantohet të premten, përfshin 60 miliardë dollarë për Ukrainën, pjesa më e madhe e të cilave është për të rëmbushur rezervat e armëve amerikane.

14 miliardë dollarë do të jenë ndihma për Izraelin, 10 miliardë për përpjekjet humanitare, 14 miliardë për menaxhimin e kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës dhe luftën kundër trafikut të fentanilit. 7 miliardë dollarë do të jenë për rajonin e Indo-Paqësorit, me synim Tajvanin, sipas tre individëve me njohuri për propozimin i cili do të publikohet të premten.

“Është një investim mendjehollë që do të sjellë rezultate për sigurinë amerikane për breza me radhë”, tha Presidenti Biden.

Zoti Biden shpreson se bashkimi i të gjitha këtyre çështjeve në një legjislacion të vetëm do të krijojë koalicionin e nevojshëm politik për të siguruar miratimin nga Kongresi.

Fjalimi i Presidentit Biden vjen një ditë pas udhëtimit në Izrael, ku ai tregoi solidaritet me betejën e këtij vendi kundër Hamasit ndërsa bëri thirrje për më shumë ndihma humanitare për palestinezët në Rripin e Gazës.

Përpara fjalimit të së enjtes, zoti Biden foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy për të theksuar se SHBA-ja mbetet e përkushtuara në mbështetjen për Kievin, tha Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Biden përballet me sfida të mëdha ndërsa përpiqet të sigurojë fondet nga Kongresi. Dhoma e Përfaqësuesve vazhdon të jetë në kaos pasi shumica republikane nuk ka qenë në gjendje të zgjedhë një drejtues të ri pas shkarkimit dy javë më parë të kryetarit Kevin McCarthy.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...