14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

“ Hamasi vrau ushtarët tanë”, Izraeli sulmoi fuqishëm Gazën: 153 ton bomba brenda një dite

Izraeli ka ndërmarrë një nga sulmet më të fuqishme ajrore të javëve të fundit në Rripin e Gazës, duke lëshuar 153 ton bomba brenda një dite. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Benjamin Netanyahu gjatë një fjalimi në parlamentin izraelit, duke e justifikuar ofensivën si kundërpërgjigje ndaj një sulmi të Hamasit që la dy ushtarë izraelitë të vrarë.

“Ne hodhëm 153 ton bomba dje në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës pasi dy nga ushtarët tanë u vranë nga Hamasi,” deklaroi Netanyahu në hapje të sesionit të dimrit në Knesset.

Sipas ushtrisë izraelite, sulmet u fokusuan në pozicione të dyshuara të Hamasit, të cilët akuzohen për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit. Nga ana tjetër, Hamasi mohoi çdo përfshirje në incidentin që shkaktoi vdekjen e ushtarëve izraelitë, duke deklaruar se mbetet “plotësisht i angazhuar” ndaj armëpushimit të arritur më 10 tetor.

Situata në terren mbetet e tensionuar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar i ka bërë thirrje të dyja palëve për vetëpërmbajtje dhe respektim të marrëveshjeve ekzistuese.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Toni Bollati: “Jam aq i lumtur për zgjedhjen e Selin sa nuk mund ta...

0
Babai i Selin Bollatit, Toni Bollati, ka folur përmes një lidhjeje telefonike në “Fan Club”, duke komentuar momentet më të forta të vajzës së...

Arjan Konomi: “Dalja e Gretës i bën mirë Selin, nuk duhej të hynte në...

0
Opinionisti Arjan Konomi ka komentuar eliminimin e Greta Kazazit nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”, duke theksuar se ky zhvillim i shërben Selin...

Kina: “Do të luajmë rol konstruktiv për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme”

0
Pas thirrjes së presidentit Donald Trump që disa vende të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, Kina ka njoftuar se do të angazhohet...

“Çfarë viktime bën ti i shkreti?” – Debati tensionuar mes Mateo dhe Rogerti

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes banorëve Mateo dhe Rogerti në oborrin e shtëpisë, duke përfshirë edhe Miri dhe më pas ndërhyrjen e...

“Më sulmoi seksualisht në jahtin e tij” – Viktima e Epstein rrëfen përfshirjen e...

0
Një nga viktimat e trafikut seksual të Jeffrey Epstein, e njohur si Natalie, ka bërë publik rrëfimin e saj për kontrollin dhe abuzimin që...