5.5 C
Tiranë
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Heidi Baci: “Ndjej shumë dashuri nga njerëzit”

Mëngjesin e sotëm, Heidi Baci ishte e ftuar në një program televiziv ku shprehu ndjesitë e saj pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP3”. Duke qenë një personazh i ri në shoëbizin shqiptar, ajo është bërë mjaft e komentuar në mediat rozë.

E pyetur nëse e shqetëson vëmendja që ka marrë, ish-finalistja theksoi që kjo nuk e bezdis. “Madje ndjej shumë dashuri nga njerëzit. Më bëhet shumë qejfi dhe jam mirënjohëse për dashurinë e tyre. Unë në atë format isha futur, do isha budallaqe nëse do mendoja se nuk do kisha vëmendje,” tha ajo.

Në lidhje me familjen e saj, Heidi shprehu se ata janë të lumtur dhe e shohin të lumtur. “Siç e kam thënë gjithmonë, mbështetja numër 1 është fëmija. Kur ke ata, ke gjithë botën,” shtoi Baci.

Kur u pyet se si do të veprojë kur të shkojë në Itali, Heidi u përgjigj duke qeshur: “Do e marr dhe Romeon atje në Itali dhe ‘ciao’… E imagjinon dot?”

Moderatorët e ngacmuan gjithashtu edhe në lidhje me martesën, duke e pyetur nëse ka ndonjë ide se si do të donte propozimin. “Nuk do e them, më pëlqejnë surprizat…,” tha shkurt Heidi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT