1.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Video/ Helikopteri rrëzohet në Ukrainë, humbin jetën 16 persona mes tyre dhe ministri i punëve të brendshme

Gjashtëmbëdhjetë persona janë vrarë, përfshirë ministrin e punëve të brendshme të Ukrainës, pasi një helikopter u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh në një periferi lindore të kryeqytetit Kiev.

Dy fëmijë ishin mes të vdekurve dhe 10 të tjerë po trajtoheshin në spital.

Ministri, Denys Monastyrskiy, ishte me tetë të tjerë në helikopter.

Zëvendësministri i tij i parë dhe sekretari i shtetit gjithashtu vdiqën, thanë zyrtarët, kur helikopteri u rrëzua në periferi të Brovary.

Mbetjet nga helikopteri ndodheshin jashtë një ndërtese të djegur.

Një zjarr shpërtheu pranë kopshtit dhe fëmijët bashkë me stafin u larguan nga ndërtesa.

Ishte errësirë dhe mjegull në momentin e rrëzimit dhe raportet fillestare sugjerojnë se helikopteri goditi kopshtin përpara se të rrëzohej pranë një ndërtese banimi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT