29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Hakerat sulmojnë qeverinë Serbe, publikohen dokumentat sekrete

Grupi i njohur i hakerëve ‘Anonymous’, para pak çastesh kanë njoftuar se kanë publikuar një sërë dokumentesh sekrete të qeverisë së Serbisë.

Kohë më parë ky grup i ka dërguar mesazh presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Madje bën të ditur se janë shumë të angazhuar, dhe se kanë hakuar adresat elektronike të qindra zyrtarëve të qeverisë serbe.

Kjo nuk është hera e parë që ‘Anonymous’ ia bëjnë me dije Aleksandar Vuçiçit, se nuk do të qëndrojnë duarkryq karshi aktiviteteve të tij rrezikshme në Kosovë.

“Autokrati serb Aleksandar Vuçiç, marioneta e Vladimir Putinit, po përpiqet të destabilizojë rajonin, duke përdorur mekanizmat e dhunës dhe terrorit të kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviq, por për të do të jetë vetëvrasje. Që kur filloi lufta në Ukrainë, Serbia është i vetmi vend që zyrtarisht mban marrëdhënie të mira me Rusinë, duke refuzuar të bashkohet me sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian”, thuhej në mesazh.

E tani, ata kanë publikuar dokumentet sekrete të qeverisë së Serbisë, duke e lënë të hapur dhe të qasshëm për të gjithë linkun për shkarkimin e dokumenteve sekrete.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...