19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Hetimet marrin kthesën e papritur, zbardhen dy pista të reja që çuan në ekzekutimin e Liridona Ademajt në sy të fëmijëve

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka zbuluar dy pista të reja lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt, duke treguar se ekziston një lidhje mes saj dhe zhdukjes së një vajze në Suedi. Gjithashtu, është shqyrtuar humbja e 300 mijë eurove nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Elezi shprehet se fillimisht ka pasur disa pista, por disa prej tyre janë rrëzuar me kalimin e ditëve. Ai shton se dyshimet lidhur me faktin se Liridona mund të kishte informacione në lidhje me zhdukjen e një vajze në Suedi mund të jenë një motiv i mundshëm për vrasjen e saj.

Në vijim, Elezi thekson se një biznesmen shqiptar ka deklaruar se Naim Murseli ka humbur 300 mijë euro në skemat e mashtrimit. Kjo zhvillim i ri rrit kompleksitetin e rastit dhe hedh dritë mbi mundësinë e lidhjes së vrasjes me aktivitete të paligjshme të Naim Murselit.

Ngjarje e rëndë dhe komplekse. Aktualisht kemi 4 të arrestuar, vrasësi, porositësi, një që ka mbështetur vrasësin dhe personi që siguroi armën. Motivet e ngjarjes kanë qenë disa, por me kohën disa prej tyre konsiderohen jo të mundshme, Ajo që ne kemi kuptuar motivet na çojnë drejt asaj se Liridona mund të kushte sekrete që mund të rrezikonin bashkëshortin e saj.Deklaratat e familjarëve dëshmojnë se marrëdhënie mes çiftit ishte e mirë, nuk kishte dyshime mbi përfshirjen e personave të tretë në aspektin gjinor. E vetmja gjë mbetet se dyshohet se një vajzë tjetër është zhdukur në Suedi. Së fundmi ishte një biznesmen shqiptar që jeton në Suedi që tha se me Naim Murseli kishte humbur 300 mijë euro në skemat e mashtrimit.
Babai i të dyshuarit në deklaratën e parë pati thënë se eventualisht mund të ketë pasur ndonjë sekret që e ndjera e dinte.
Pas vizitës së babai pati në burg, deklaroi se djali i tij ishte i pafajshëm duke sjellë dyshime se ai mund të jetë nën presion”, u shpreh Elezi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...