12.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Hetimet për pengmarrjen e 35-vjeçarit në Tiranë: Policia identifikon dhe arreston autorët

Sektori i Hetimit të Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës ka nisur hetimet prej tre muajsh në lidhje me pengmarrjen e një 35-vjeçari. Viktima u mbajt peng për të paktën një orë dhe u dhunua nga autorët, të cilët i kërkuan një shumë prej 70 mijë eurosh. Pas lirimit, viktima bëri kallëzim pranë policisë, e cila kreu veprime proaktive dhe arriti në identifikimin e shtatë personave të përfshirë në ngjarjen.

Deri tani, janë ekzekutuar pesë masa sigurie. Aleksandër Osmani dhe Artan Pirraci janë arrestuar, ndërsa Naim Qarri, Sajmir Kolaveri, dhe Adem Metkola janë vendosur në arrest shtëpie. Ende në kërkim janë Tori Xhecuka, alias Hektor Xhecuka, dhe Fredi Keta. Xhecuka, i cili dyshohet se është arratisur drejt Dubait, është gjithashtu në kërkim për llogari të SPAK si i përfshirë në dosjen “Revanshi”. Ai akuzohet për disa vepra të rënda penale, përfshirë tentativë vrasjeje ndaj Durim Bamit dhe Hamza Tërziut, sigurim i kushteve për të kryer vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sekuestrohen pesë tonë marijuanë në Serbi, arrestohen dy persona

0
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, ka sekuestruar pesë tonë drogë të llojit marijuanë në fshatin Konjuh, pranë...

Izraeli pranon shifrat e viktimave në Gaza: rreth 70,000 palestinezë janë vrarë, shumica civilë

0
Në një ndryshim historik, ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga autoritetet shëndetësore të...

Ariana Grande shfaqet me “gjashtë gishta” në Vogue dhe e kthen gabimin në shaka

0
Ariana Grande nuk la pa humor një gafë të dukshme në një set fotografik për Vogue Japan, ku në një nga fotot dukej se...

Keijsi: “Më nxori vetja ime” – Ish-banori i “Big Brother VIP 5” flet pas...

0
I ftuar në “Big Brother Radio”, Keijsi ka rrëfyer eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas përjashtimit të mbrëmjes së...

Albana Vokshi në Asamblenë e Këshillit të Evropës: “Mos-raportimi mbi të drejtat sociale është...

0
Deputetja e PD dhe zv.presidentja e EPP Women, Albana Vokshi, ngriti sot shqetësimin e fortë për Shqipërinë dhe dy shtete të tjera që nuk...