13.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Hetimet për vrasjen e Ardian Nikulaj në Shëngjin: Ruben Saraiva mohon akuzat

Hetimet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin po vijojnë, ndërsa portugezi Ruben Saraiva, i cili është i akuzuar për këtë krim të rëndë, është marrë sërish në pyetje nga Prokuroria e Lezhës. 28-vjeçari u paraqit nën masa të rrepta sigurie, i shoqëruar nga oficerë të policisë dhe i mbrojtur nga antiplumb në prokurori.

Në përballjen me prokurorin e çështjes, Françesk Ganaj, Ruben Saraiva ka qëndruar te deklaratat e tij fillestare, duke pohuar se kishte ardhur në Shqipëri si turist dhe se nuk kishte asnjë lidhje me vrasjen e Nikulaj. Avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka theksuar se nuk ka asnjë provë të re që lidhet me akuzat dhe se hetimet pritet të mbyllen brenda muajit dhjetor.

Marrja në pyetje e Ruben Saraivës ka zgjatur rreth dy orë, ndërsa burime nga hetimet bëjnë të ditur se organi i akuzës është në pritje të ekstradimit të pesë shtetasve të tjerë nga Britania e Madhe për të mbyllur hetimet për vrasjen e Ardian Nikulaj.

Saraiva u ekstradua në Shqipëri më 31 dhjetor 2023, pas një vendimi të Gjykatës së Marokut, e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Që nga ajo kohë, ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës dhe ka mohuar vazhdimisht çdo lidhje me vrasjen e Nikulaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...