10.5 C
Tiranë
Saturday, April 4, 2026
spot_img

Hetimi në Shqipëri për personat e shpallur “non grata” nga SHBA/ Kraja: “Ne jemi të vendosur që ta cojmë ndjekjen penale deri në fund”

Kreu i SPAK, Arben Kraja gjatë raportimit në Parlament u pyet nëse do të ketë një hetim në Shqipëri për personat që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë shpallur “non grata”.

Sipas Krajës, çdo person do të hetohet dhe do të çohet për ndjekje penale, por nëse ka indicie dhe materiale që provojnë akuza.

“Në lidhje me listën e shpallur nga SHBA, lista është një proces që ndodh në SHBA. Ne jemi në Shqipëri kemi procedura dhe parashikimet tona si fillohet një procedim penal dhe si arrihet para gjykatës. Ajo që unë ju garantoj është se çfarëdo indicie apo material që do vijë në raport me këdo shtetas të Shqipërisë, ne jemi të vendosur që ta cojmë ndjekjen penale deri në fund. Çfarëdo që të vijë”, tha Kraja.

Ndërkohë i pyetur se a do të ketë procedim për ata që quhen “peshq”, të lidhur me politikën Kraja u shpreh:

Ne kemi filluar aktivitetin dhe janë të dhëna konkrete, janë dënuar persona, janë ngritur akuza dhe për herë të parë është aplikuar edhe vepra për pastrim produktesh. Ne bashkëpunojmë më të gjitha strukturat, me policinë dhe me faktorin ndërkombëtar. Kjo e fundit është në disa aspekte. Në aspektin e vendosjes së shkëmbimit të informacioneve. Kjo është procedurale, por realizohet edhe me anë të marrëdhënieve reciproke. Rezultate ka pasur, por varet nga ajo që quan rezultat dikush apo dikush tjetër. Pritshmëritë janë të larta. Por ne jemi të vendosur për të hetuar çdo rast deri në fund pa asnjë tërheqje duke mbledhur provat.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Shkodër, plagosje e dyfishtë me thikë mes adoleshentësh pranë shatërvanit

0
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Shkodrës, pranë shatërvanit, ku dy të rinj janë plagosur me thikë gjatë...

Vlorë, humbi jetën 63-vjeçari pas një sherri – Policia identifikon dy autorët

0
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku 63-vjeçari Ismail Aliaj humbi jetën pas një sherri. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Aliaj...

Shtatë punonjës policie në Peqin pezullohen pas zbulimit të depos me kanabis në emër...

0
Shtatë punonjës të Komisariatit të Policisë Peqin janë pezulluar nga detyra pas zbulimit të një depoje të mbushur me kanabis, që rezultoi të ishte...

“Është fatkeqësi që je shqiptar”/ Përplasje e fortë mes Rogertit dhe Mateos në Big...

0
Debatet në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” po intensifikohen deri në momentet e fundit të reality show-t. Sot, Rogerti dhe Mateo patën një...

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve: Gazoili 224 lekë/litri, benzina 181...

0
Në mbledhjen e datës 3 prill 2026, Bordi i Transparencës vendosi çmimet e reja të shitjes për nënproduktet e naftës. Sipas vendimit, çmimi i...