6.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Historia e Thanas Bakos, pastruesit të njohur i cili transferonte 500 milionë euro të trafikantëve të drogës

Thanas Bako, 52-vjeçari nga Saranda, vazhdon të jetë i izoluar në burg në Holandë pas arrestimit në Athinë, i akuzuar për lëvizjen dhe pastrimin e rreth 500 milionë eurove të trafikantëve ndërkombëtarë të drogës. Historia e tij është bërë e njohur përmes një dokumentari të transmetuar nga kanali “Holland Crime Boulevard” në YouTube.

Europoli e konsideron atë si një pastrues të njohur parash, që ka operuar për kriminelët më të mëdhenj në botë. Bako u arrestua pas hetimeve të FBI-së, duke zbuluar komunikimet e tij në aplikacionin “ANOM”, ku vepronte me porosi të trafikantëve në Dubai dhe Holandë për transferimin e miliona eurove nga një vend në tjetrin.

Thanas Bako ka krijuar një rrjet korrierësh për transportin e parave, duke përdorur hidraulikë, marangozë dhe pastrues xhamash si korrierë. Ata, përmes furgonave të tyre, kryenin transportin e parave të pista me shumë diskrecion, duke mos shkaktuar dyshime tek autoritetet.

Dokumentari prezanton një bisedë mes Bako dhe një klienti, ku diskutohet dërgesa e 2 milionë eurove dhe ndarja e tyre në dy korrierë të ndryshëm për siguri. Thanas Bako tregon se ka krijuar një sistem shumë të sofistikuar për të siguruar që korrierët e tij nuk kanë rekorde kriminale, duke i mbajtur ata në lëvizje dhe të pashenjë.

Ngjarja më e re ndodhi më 23 shkurt 2021, kur dy vëllezër u mblodhën në një magazinë që shërbeu si pika e grumbullimit të Thanas Bakos. Ata u morën peng nga persona të maskuar, të cilët kërkonin shumën e madhe të parave. Megjithatë, policia zbuloi se ata ishin dy korrierët e besuar të Bakos dhe që ishin marrë peng në adresën gabuar. Magazina ishte një nga pikat ku Thanas Bako ruante miliona dhe miliona euro.

Biseda:

Klienti: “Kam një dërgesë për 2 milionë euro. Dua ti ndaj në 2 për siguri. 2 korrierë të ndryshëm, ata nuk mund ta dinë. Të dyja në të njëjtin vend. 12.00 1 makinë, 12.10 1 makinë”

Thanas Bako: “Do ta bëj diferencën 30 minuta, është më mirë. Njëri djalë nuk e kalon tjetrin. Njëri 12.00, tjetri 12.30. Dy makina. Kjo është për mua më e sigurt”.

Një vend i përafërt diskutohet dhe Thanasi dërgon dy korrierë aty. Vetëm minutën e fundit klienti tregon vendin e saktë ku do të merren paratë. Ishte një restaurant i quajtur “Bruis” në Blaricum. Teksa njerëzit po hanin drekë, 1 milionë euro u transferuan dy herë në secilën nga makinat në parking. Një orë pasi u morën paratë, një nga korrierët i dërgon Thanasit mesazh:

Korrieri: “Përshëndetje shok, jam i sigurt, sapo arrita. Do t’i numëroj paratë tani”

Pas kësaj ai dërgon fotografi të parave she thotë se janë 1 milionë euro. Thanasi përgjigjet: “Faleminderit”. Mesazhet e tjera tregojnë përqindjen që ky korrier merr.

Thanas Bako: “0.2 % komision. Transporti me vlerë 1 milionë do të japi 2000 euro”.

Korrieri: “Është shumë mirë. Jam i vendosur të bëj më të mirën”.

Thanas: “Kjo është ajo që dua të dëgjoj”.

Ngjarja e dites 23.02.2021

Dy vëllezër, në dy furgonë të ndarë shkojnë në një magazinë. Njëri futet direkt brenda ndërsa tjetri parkon jashtë. Ata nuk e vunë re një furgon të parkuar para tyre. Shoferi që parkoi jashtë tentoi të hynte në magazinë por u godit me shkelm nga një person i maskuar. Dy persona të tjerë erdhën dhe morën peng dy vëllezërit. Pengmarrësit detyruar vëllezërit të hynin në zyrën e magazinës dhe t’u jepnin “dicka” që ata donin.

Ata kontrolluan magazinën dhe një nga furgonët por nuk zbuluan gjë. Furgoni gri i pengmarrësve tip “Renault” me targa FN-615-ZM u gjet më pas. Ata kishin hequr targat dhe kishin tentuar ta digjnin por kishin dështuar. Një oficere policie që foli në një emision investigativ më pas, tha se viktimat nuk e kishin idenë pse ishin marrë peng dhe donin të grabiteshin. Sipas oficerët, viktimat ishin të pafajshme dhe me shumë mundësi pengmarrësit ishin në adresën e gabuar. Por ajo ishte gabim.

“Viktimat” dinin ekzaktësisht cfarë donin pengmarrësit. Ata kishin ardhur për miliona e miliona euro. Kjo magazinë sherbente si një nga pikat e grumbullimit të Thanas Bakos. Një person që e mori me qera më pas këtë magazinë tha se “cdo gjë është e siguruar mirë. Shumë luksoze për punën që supozohej se bëhej. Shikoni kamerat dhe butonat e alarmit. Kuzhina është e fshehur në fund dhe muret janë të veshura për izolim zhurrme. Pse duhet të bëhej kjo”. Pse? Për të numëruar 165 milionë e 718 mijë e 500 euro pa zhurrmën e numëruesve të parave që punonin me orë të tëra dhe mund të alarmonin komshinjtë.

Kjo magazinë ishte një nga të dyja vendndodhjet që Thanas Bako përdorte si “banka”. Dy personat që u morën peng ishin dy korrierët e tij më të besuar. U deshën vetëm 200 transaksione për të krijuar atë shume parash. Pra një transaksion mesatar kishte vlerë 828.000 euro. Sapo policia zbuloi se ishte “mashtruar”, bëri bashkë copat e “puzzle” dhe kuptoi se këta persona punonin për Thanasin dhe kështu investiguan më tej.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT