34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Gjykata Kushtetuese refuzon të shqyrtojë kërkesën e opozitës për imunitetin e Sali Berishës

Gjykata Kushtetuese e refuzoi të merrte në shqyrtim kërkesën e deputetëve të opozitës për imunitetin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Deputetët e Partisë Demokratike kishin kërkuar shpalljen antikushtetuese të masave të zbatuara nga SPAK kundër liderit demokrat.

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, thuhet se “pretendimet e kërkuesit dhe kërkesa për pezullimin e masave të sigurimit nuk mund të shqyrtohen në themelin e tyre”, duke vendosur moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.

Deputetët e opozitës argumentuan se masat e marrura nga SPAK, përfshirë “detyrim paraqitje” dhe “pengim për të dalë nga vendi”, janë antikushtetuese, duke theksuar se SPAK nuk kishte marrë paraprakisht autorizim nga Kuvendi për këto veprime.

Në kërkesën e tyre, demokratët kërkonin zgjidhjen e konfliktit të kompetencave ligjore mes SPAK dhe Kuvendit, në lidhje me “heqjen ose kufizimin e lirisë së një deputeti”, duke theksuar se këto kufizime kryhen nga pushteti gjyqësor pa paraprakisht pyetur, kërkuar, dhe marrë autorizimin e Kuvendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...