14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Historia famëkeqe e vrasësit serial Sadik Kuniqi,“Kishte 33 persona në listë për t’i hequr qafe”

28 janari i vitit 2002 do të trondiste qytetin e Shkodrës. Një çift bashkëshortësh do të vriteshin brenda shtëpisë së tyre. Ekzekutimi i tyre do të bëhej nga miku i familjes, Sadik Kuniqi. Ky i fundit ju shkoi për vizitë në shtëpi dhe vrau në befasi Isuf dhe Sadete Sulën. Ai shkoi edhe më tej, duke ju telefonuar vajzave të çiftit dhe duke i kërcënuar se do ti ekzekutonte dhe ato.

Dy muaj më vonë në Mars të vitit 2002 Kuniqi bën një tjetër vrasje. Ai shkoi në shtëpinë e Çesk Simonit. Aty gjeti gruan e këtij të fundit sëbashku me djalin tre vjeç.

Kuniqi plagosi rëndë gruan e mikut të tij dhe më vonë u fut në dhomën e djalit të vogël dhe e theri me një mistri. E plagosur, Mira Simoni ka kërkuar ndihmë në ballkonin e shtëpisë së saj, por përpara se të ikte Sadik Kuniqi i dha goditjen fatale. Në momentin që po largohej nga vendi krimit Kuniqi është identifikuar nga komshinjtë.

Sadik Kuniqi është vrasësi i parë serial i identifikuar sëbashku me planin e tij të ekzekutimeve. Ai kishte një ditar në të cilin u gjetën emrat e 33 personave që do të ekzekutonte. Kuniqi punonte si Kapter në degën e Punëve të Brendshme në Shkodër për postën e kufirit. Pas disa lëvizjeve ai është larguar përfundimisht nga detyra në vitin 1992 dhe ka nisur të punojë si murator.

Në vitin 2000 ai u divorcua nga bashkëshortja dhe shkak për këtë ishin çrregullimet e tij psikike. Në janar të vitit 2002 ka nisur dhe kasaphana e Kuniqit në Shkodër. I lidhur me profesionin e tij të dytë, të muratorit, Kuniqi i ka kryer 4 vrasjet e tij me një mistri.

Në 2003 Kuniqi është dënuar me vendim gjykate me burgim të përjetshëm. i vetëm në qeli, vrasësi serial filloi të vuante nga haluçinacione dhe skizofreni e rënduar. Ai ndërroi jetë në vitin 2005 në spitalin e burgut pas një problem me apandesitin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...