26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Balla për marveshjen me Greqinë: Nuk është si negocimi për shitjen e detit që bëri Saliu dhe Luli! Berishës i shkaktojnë fobi

Marrëveshja me Greqinë për ngritjen e një qendre të përbashkët policore dhe doganore në kufi, ishte pjesë e debatit në Kuvend.

Akuzave të ngritura nga PD, kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla u shpreh se kjo nuk është e njëjtë me marrëveshjen e detit të bërë në 2009.

Për këtë, Balla ka akuzuar se ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryedemokrati Lulzim Basha, firmosën një marrëveshje për shitjen e sipërfaqeve të detit me Greqinë.

“Jemi duke diskutuar një marrëveshje të rëndësishme të Shqipërisë me vendin fqinj, Greqinë në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimit për luftën ndaj krimit në të dy anët e kufirit. Nga fjalimi I kolegut parafolës, unë mendoj që PD duhet ta votojë këtë marrëveshje. E keni votuar në komisione. Nuk gjej lidhje mes votës pro, dhe akuzave. Kjo është një marrëveshje kuadër edhe mes vendeve të Shengenit. Aty ku nuk ka fare kufi funksionojnë këto qendra. Unë dua ta përshëndes ministrinë e Brendshme, Drejtorinë e Doganave që e kanë diskutuar dhe negociuar këtë marrëveshje. Unë mendoj që intensifikimi I komunikimit mes dy vendeve tona është e dobishme. Nuk e di ku e gjeni patosin për t’u frymëzuar për fjalime nga një marrëveshje me Greqinë, tek nafta dhe gjelat e detit. E vlerësoj faktin që e keni votuar në komision. Nuk është marrëveshja me Greqinë e 2009. Ti Sula e ke votuar marrëveshjen e 2009 të bërë nga Saliu.

Luli dhe Saliu pisllëqet i kanë bërë bashkë. Nga 2005 e këtej. Saliu është patjetër nojn-grata, por pavarësisht që është dhe Luli. Tani të gjitha i mori Saliu dhe Luli doli i palagur. Ne po bëheshim gati të dilnim në zgjedhje, në këtë Kuvend është propozuar dhe votuar marrëveshja, që nëse PS nuk do ta çonte në Gjykatë Kushtetuese, Shqipëria do të kishte humbur mijëra metra katror det, për shkak të një marrëveshje nga Saliu, të firmosur nga Luli. Nuk është marrëveshja e detit. Qendra ngrihet në tokën greke, ku punonjës shqiptarë do jenë aty për të bashkëvepruar në dobi për luftën e krimit. Nëse nuk do kishte grupi parlamentar i PS-së ne do kishim disa metra katror tokë shqiptare që do të ishte marrë me pa të drejtë. Ju lutem shumë opozitën bëjeni kur të keni argumente. Shqipëria do të ecë përpara në rrugën europiane. Do të duhet të anëtarësohemi në BE. Në këtë kontekst, marrëveshjet e tjera. Sali Berishës këto i shkaktojnë fobi, hapja, integrimi, anëtarësimi në BE. Ju zoti Sula duhet që të mos lidhni marrëveshje të tilla” – tha Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...