11.5 C
Tiranë
Friday, November 22, 2024
spot_img

Historia tragjike e Mariglen Gjonajt si u vra nga shoku për një orë ‘Rolex’

Mariglen Gjonaj, një 16-vjeçar nga Mamurrasi, u zhduk më 18 maj 2015, dhe eshtrat e tij u gjetën vetëm 7 vjet më vonë pas djegies së shkurreve në Fushë Kuqe. Ngjarja e tij tronditi komunitetin dhe pas një hetimi të gjatë, u zbulua se ai ishte vrarë nga Kristjan Cenaj, një i ri i njohur për probleme në shoqëri.

Liljana Gjonaj, nëna e Mariglenit, ka shpërndarë përjetimet e saj tha se jetën e djalit e kishte shoqëruar trauma e një vrasjeje të mëparshme: “Burri im është vrarë në sy të Mariglenit dhe Klajdit, djalit të madh,” tha ajo. Liljana e kujton djalin e saj si një fëmijë të qetë dhe të dashur, që kishte një pasion për sportin, veçanërisht për boksin. Ajo shprehu keqardhje për zhvillimet e mëvonshme, duke përmendur se Marigleni kishte filluar të shoqërohej me Kristjan Cenajn, një djalë që, sipas saj, kishte një reputacion të keq.

Marigleni doli në mëngjes, i thashë mirë Kur erdhi tek shtëpia i pashë varësen dhe orën, për orën mendova se është e thjeshtë, E pyeta për varësen më tha është e një shoku të vëllait, mua s’më pëlqeu, i thashë “Kujdes dhe në orën 9 të dua këtu”. Do ikte në mbrëmje shkolle, mori makinën e të vëllait.
Marigleni është shoqëruar me djem më të mëdhenj se ai në moshë, mendon se mund të jetë manipuluar nga ata?
Liljana Gjonaj: Klajdi erdhi me pushime dhe i tha dikush “Shihe Mariglenin se po shoqërohet me Kristjan Cenin”, njihej si problematik në shoqëri. Për këtë arsye i hoqa dhe telefonin. Djali mu përjashtua nga shkolla në Durrës dhe e mora në Mamurras.

Dënimi i Kristjan Cenajt u dha më 10 korrik 2024, nga Gjykata e Lezhës, me burgim të përjetshëm. Kristjan Cenaj u shpall fajtor për vrasjen e Mariglenit, dhe hetimet treguan se ai e kishte vrarë djalin për t’i vjedhur sende me vlerë, përfshirë një orë Rolex dhe bizhuteri. Prokuroria kërkoi që ai të mos mund të lirohej për një periudhë të caktuar pas dënimit, por gjykata nuk e pranoi këtë kërkesë.

Mariglen Gjonaj, nxënës i klasës së 10-të në Gjimnazin e Mamurrasit, u nis si çdo ditë për të shkuar në shkollë më 18 maj të vitit 2015, por nuk u kthye më në banesë.
Eshtrat e tij u gjetën 7 vite më vonë pas djegies së disa shkurreve në Fushë Kuqe dhe policia informoi se “nëpërmjet kryerjes së veprimeve të shumta hetimore, marrjes së dëshmive, ballafaqimeve, si dhe analizës së tabulateve dhe qelizave telefonike, në interes të këtij hetimi, kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, shtetasit Kristjan Cenaj, 30 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin.”
Autori i dyshuar raportohet se vrau Mariglen Gjonajn, në atë kohë 16-vjeç, për t’i vjedhur sendet me vlerë që ai mbante në ditën kur u zhduk. Mësohet se viktima kishte me vete orë të markës Rolex dhe bizhuteri që kapnin vlerën e 10 milion lekëve të vjetra

Avokati i familjes Gjonaj, Eduart Mullaraj, i shprehu kënaqësinë për dënimin, por kërkoi zgjerimin e hetimeve pasi beson se mund të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë në këtë krim.

Ky rast ka shënuar një periudhë të gjatë të dhimbjes dhe drejtësisë për familjen Gjonaj, e cila ka pritur shumë vite për të zbardhur ngjarjen tragjike të humbjes së Mariglenit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT