12.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Hollywood-i nderon Catherine O’Hara pas ndarjes nga jeta në moshën 71-vjeçare

Hollywood-i është veshur në zi pas ndarjes nga jeta të komedianes dhe aktores së njohur Catherine O’Hara, e cila u shua këtë të premte në moshën 71-vjeçare. Ikona e komedisë, me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në film dhe televizion, po kujtohet me mesazhe prekëse nga miq, kolegë dhe admirues në mbarë botën.

Macaulay Culkin, i njohur për rolin e Kevin në filmin legjendar “Home Alone”, reagoi përmes një postimi emocional në Instagram, ku e quajti O’Hara “mama”, duke iu referuar rolit të saj si nëna e tij në film.
“Mama. Mendova se do të kishim më shumë kohë. Doja më shumë. Doja të ulesha pranë teje… Të dua. Do të shoh sërish”, shkroi aktori, duke prekur ndjekësit e tij.

Catherine O’Hara interpretoi rolin e Kate McCallister në dy filmat e parë “Home Alone”, një nga performancat më të dashura të karrierës së saj, që e bëri të njohur për breza të tërë shikuesish. Ky rol mbetet një nga figurat më ikonike të kinemasë familjare.

Lajmi për vdekjen e saj u raportua fillimisht nga TMZ, ndërsa shkaku i ndarjes nga jeta nuk është bërë ende publik. O’Hara kishte munguar në ceremoninë e Golden Globes më 11 janar, ku ishte nominuar për aktoren më të mirë në rol dytësor për interpretimin e saj në serialin e Apple+, “The Studio”. Arsyet e mungesës së saj nuk u sqaruan asokohe.

Një tjetër kulm i karrierës së saj ishte roli i Moira Rose në serialin “Schitt’s Creek” (2015–2020), ku ajo fitoi çmimet Emmy dhe Golden Globe, duke u vlerësuar nga kritika për një performancë unike dhe të paharrueshme.

Me ndarjen nga jeta të Catherine O’Hara, Hollywood-i humbet një prej figurave më të dashura të komedisë, ndërsa trashëgimia e saj artistike mbetet e gjallë përmes roleve që kanë bërë histori.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sekuestrohen pesë tonë marijuanë në Serbi, arrestohen dy persona

0
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, ka sekuestruar pesë tonë drogë të llojit marijuanë në fshatin Konjuh, pranë...

Izraeli pranon shifrat e viktimave në Gaza: rreth 70,000 palestinezë janë vrarë, shumica civilë

0
Në një ndryshim historik, ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga autoritetet shëndetësore të...

Ariana Grande shfaqet me “gjashtë gishta” në Vogue dhe e kthen gabimin në shaka

0
Ariana Grande nuk la pa humor një gafë të dukshme në një set fotografik për Vogue Japan, ku në një nga fotot dukej se...

Keijsi: “Më nxori vetja ime” – Ish-banori i “Big Brother VIP 5” flet pas...

0
I ftuar në “Big Brother Radio”, Keijsi ka rrëfyer eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas përjashtimit të mbrëmjes së...

Albana Vokshi në Asamblenë e Këshillit të Evropës: “Mos-raportimi mbi të drejtat sociale është...

0
Deputetja e PD dhe zv.presidentja e EPP Women, Albana Vokshi, ngriti sot shqetësimin e fortë për Shqipërinë dhe dy shtete të tjera që nuk...