6.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Horoskopi ditor, e diel, 12 Dhjetor 2021

DASHI
Ju do te keni kaq shumë energji nesër sa të filloni gjëra të reja nuk do të jenë aspak problem për ju. Thjeshtë përfundimi që do të keni do të jetë pak i mundimshëm! Ka shumë detaje ende në ajër mbi projektin tuaj të madh dhe e gjithë pasiguria përreth jush do t’ju pengojë të jeni në gjendje të vendosni pikat në fund të fjalive.

DEMI
Ndryshimet me të cilat jeni përballur në një marrëdhënie të mëparshme, duket se tani nuk ju bëjnë të ndiheni më rehat. Gjërat do të përmirësohen më ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme. Ndërkohë, për të mbajtur veten me ndjesi pozitive, bëni një shëtitje.

BINJAKET
Shoku juaj më i ri është akoma në proces për të zbukar ende për ju dhe pikërisht këto gjëra që do të mësojë për ju do të foormojnë të ardhmen tuaj në një mënyrë të fortë dhe të shëndetshme. Ata kanë disa këshilla të mrekullueshme që duhet t’i dëgjoni nesër, kështu që përpiquni të takoheni me ta sa më shpejt që të mundeni.

GAFORRJA
Mendimet tuaja kanë peshë ekstra tani, prandaj kini kujdes sesi i shprehni ato. Ju keni tendencë të thoni gjëra para se t’i mendoni, por nesër disa njerëz të rinj mund të mos shohin humorin në fjalimet tuaja, prandaj kini kujdes.

LUANI
Ju mund të argëtoheni nga çdo gjë nesër. Kryesore është që ju keni një imagjinatë që thjesht nuk do të shuhet. Nuk ka asgjë që mund t’ju mërzisë, gjë që e bën nesër një ditë të mrekullueshme për t’u kujdesur për ato veprime të lodhshme ose detyra që keni prej kohësh dhe i keni anashkaluar.

VIRGJERESHA
Njerëzit e tjerë nuk janë aq të përgatitur sa jeni nesër dhe ju duhet të jeni të kujdesshëm në ndarjen e informacioneve me ta. Mos i dhuroni gjërat që ju duhen. Në fund të fundit, nëse i huazoni dikujt penën tuaj të vetme, me çfarë do të shkruani? Reputacioni juaj si një person bujar dhe i sjellshëm mund t’i bëjë njerëzit të mendojnë se mund të përfitojnë nga ju.

PESHORJA
Nëse ndiheni sikur po humbni një pjesë nga jeta juaj, gaboni. Ju nuk keni nevojë për një person tjetër që të vazhdoni para. Ju vetëm duhet ta doni vërtet personin që jeni. Dhe nëse jeni në një lidhje tani, mos e humbni veten në të.

AKREPI
Ka shumë dramë që përshkon në jetën e një prej bashkëpunëtorëve tuaj, dhe gjërat mund të përkeqësohen së shpejti. Ju mund të jeni personi që do të dëgjoni disa nga shpërthimet që ata po përjetojnë…. Jepuni atyre disa ditë për t’u përqendruar në atë që duhet të bëjnë.

SHIGJETARI
Vetëm se dikush në punën ose shkollën tuaj thotë se askush nuk interesohet për atë që keni për të thënë nuk do të thotë se kjo është e vërtetë! Nëse dëgjoni këtë lloj bisede nga dikush nesër, duhet të jeni dyshues. Ju duhet të besoni vetëm gjërat që dëgjoni me veshët tuaj dhe i shihni me sytë tuaj.

BRICJAPI
Nesër, duke kaluar nëpër “malin” më të lartë të punës do të ndjeheni më lehtë se kurrë! Ju jeni aq afër këtij qëllimi të madh sa që gati sa mund ta shijoni atë. Bëni gjithçka që duhet për të përfunduar gjërat.

UJORI
Nesër ka të ngjarë të merrni një surprizë të këndshme, veçanërisht në jetën tuaj private. Shokët tuaj mund të tregojnë vlerësimin e tyre përmes një veprimi befasues.

PESHQIT
Nëse keni nevojë për pak kohë vetëm nesër, është mirë ta keni por mos u distanconi nga njerëzit që ju rrethojnë. Ju ua keni borxh miqve, familjes dhe bashkëpunëtorëve tuaj, për t’i njoftuar ata se si ndiheni.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT