26.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Përdor lokalin për pikë shitje të lëndëve narkotike ,arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bujtina”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Kishte përshtatur lokalin për përdorim dhe shitje të lëndës narkotike kokainë, vihet në pranga pronari i tij.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një sasi kokaine, fishekë luftarakë, një peshore elektronike dhe dy armë të ftohta (thika).
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative se një shtetas kishte përshtatur lokalin në pronësi të tij për përdorim droge dhe se mbante armë zjarri dhe armë të ftohta në banesë, specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, kanë finalizuar operacionin policor “Bujtina”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi:
L. E., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas kishte përshtatur lokalin në pronësi të tij për shitje dhe për përdorim të lëndëve narkotike kokainë.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të lokalit dhe të banesës së tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri e llojit pistoletë dhe fishekë luftarakë, një sasi lënde narkotike kokainë, një peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike dhe dy armë të ftohta (thika).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...