13.5 C
Tiranë
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Horoskopi ditor, e diel, 26 Qershor 2022

Dashi: Një e diel që do të sjellë shumë lajme, juve ju duhet vetëm që të mbani qëndrimin e duhur, me maturi. Puna me siguri mund të presë deri të hënën.

Demi: Kjo e diel është pushim dhe relaksim! Nuk ka justifikime: kështu ju them unë, astrologu juaj i dashur. Në punë, diçka fillon të lëvizë në një drejtim të qëllimshëm. Sytë katër!

Binjakët: dashuria nuk do të vonojë, muajt e verës që po ju presin dhe janë në prag të derës, janë më të mirët. Keni shumë harmoni në punë me kolegët tuaj.

Gaforrja: emocionet janë paksa të ndrydhura, e megjithatë do të rikuperoni fundjavën e ardhshme. Ka kaq shumë lodhje rrotull jush dhe pakgjë ju ngushëllon, por mos u dorëzoni.

Luani: emocionet duket sikur do tua bëjnë me sy gjatë gjithë ditës këtë të diel. Në punë, megjithatë, përpiquni të përmbaheni, së shpejti do të vijnë pushimet e shumëpritura.

Virgjëresha: dashuria tashmë ju ka bërë shumë dëm, por nuk është një justifikim i mirë për të mos i dhënë vetes një shans tjetër. Një ndryshim në punë mund të vijë së shpejti.

Peshorja: çfarë prisni për të nisur një aventurë të re? Sigurisht që ka diçka që ju pengon. Kolegët tuaj po e admirojnë shumë punën që bëni.

Akrepi: Keni pasur intuitën e duhur në aspektin emocional, tani, ju duhet vetëm që t’i konkretizoni piketat e ngritura. Lajme në horizont në fushën profesionale.

Shigjetari: ndjenjat janë pak të ngatërruara këtë të diel, më mirë t’i shtyni vendimet për të hënën. Puna më në fund po shpërblehet.

Bricjapi: Pritjet shpesh janë zhgënjyese, por nuk është një rregull universal. Nga ana tjetër po ju pëlqen rutina e punës dhe nuk jeni aspak të stresuar.

Ujori: përpiquni të sqaroni situatat e jashtëzakonshme, për ju dhe për të tjerët. Puna do të vijë së shpejti me kënaqësi të reja.

Peshqit: keni pak besim në dashuri dhe ca më pak në veten tuaj, por duhet të ndryshoni qëndrim që të krijoni më shumë siguri. Puna po ecën mirë, por ju dëshironi edhe më shumë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...