Dashi (21 Mars – 19 Prill): Prania e Venusit në shenjën tuaj e bën këtë periudhë të favorshme për dashurinë dhe lidhjet e reja. Megjithatë, ndikimi i Uranit mund të sjellë ngjarje të papritura. Mundohuni të qëndroni të qetë dhe fleksibël.
Demi (20 Prill – 20 Maj): Dita e sotme është e qëndrueshme, megjithëse mund të shfaqen disa ngjarje të papritura. Vështirësitë e vogla në punë mund të kërkojnë vëmendje, por në dashuri, marrëdhënia me partnerin do të forcohet, duke ju ndihmuar të kapërceni çdo pengesë.
Binjakët (21 Maj – 20 Qershor): Dita e sotme është plot diell për ju që jeni në një lidhje. Do ndiheni të lumtur pranë partnerit dhe do dëshironi të mos ndaheni asnjë çast prej tij. Beqarët do jenë entuziastë dhe të gatshëm për të bërë ndonjë çmenduri të vogël. Do gjeni persona me të cilët do ju përputhen mendimet. Në planin financiar nuk duhet absolutisht të nxitoheni nëse nuk doni probleme.
Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik): Do të ndjeni një rrymë fërkimi në themel ndërsa kaloni ditën tuaj të punës. Kjo është e pashmangshme. Lajmi i mirë është se ky fërkim do t’ju nxisë të arrini shumë. Do t’ju frymëzojë të bëni shumë më tepër nga sa mendonit se ishte e mundur.
Luani (23 Korrik – 22 Gusht): Ju pret një ditë e mrekullueshme sot juve që jeni në një lidhje. Do i harroni njëherë e mirë të gjitha problemet që keni pasur dhe do mendoni vetëm për ato që do vijnë. Mund të merren edhe vendime sot. Beqarët do kalojnë një ditë tërësisht të qetë dhe pa gjëra për t’u veçuar. Në planin financiar situata do jetë e qëndrueshme po shpenzuar me maturi.
Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator): Sot është një ditë qetësie dhe reflektimi. Do të keni mundësinë të fokusoheni tek vetja dhe nevojat tuaja emocionale. Mos harroni të komunikoni me partnerin tuaj, pasi është e rëndësishme të ruani harmoninë. Në punë, mund të ketë mundësi për projekte të reja që do t’ju japin kënaqësi dhe këmbëngulje.
Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor): Venusi do jetë i pozicionuar keq sot në jetën tuaj në çift dhe do sjellë debate të shumta mes jush dhe partnerit. Asnjëri prej jush nuk do lëshojë pe. Beqarët do kenë mundësi me shumicë të nisin një histori dashurie serioze, por duhet të bëjnë zgjedhjen e duhur. Në planin financiar do iu dalin probleme të vogla të cilat duhet t’i rregulloni sa më parë.
Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor): Sot është një ditë me shumë emocione dhe pasion. Megjithatë, mund të ketë edhe disa sfida dhe debate, veçanërisht në dashuri. Kjo është një kohë për të treguar durim dhe mirëkuptim për të kaluar çdo vështirësi. Puna do t’ju ofrojë mundësi, por kujdes që të mos e teproni me ngarkesën tuaj.
Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor): Një fundjavë me mundësi të reja. Yjet do favorizojnë marrëdhëniet shoqërore dhe njohjet e reja. Megjithatë, në dashuri duhet të shmangni të qenit shumë impulsiv. Për sa i përket punës, mund të ketë disa sfida, por me vendosmërinë tuaj do t’i kapërceni lehtësisht.
Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar): Një fundjavë me produktivitet të madh, por edhe reflektim. Kjo do të jetë një kohë e mirë për t’u fokusuar në qëllimet tuaja afatgjata. Komunikimi do të jetë thelbësor për të shmangur keqkuptimet.
Ujori (20 Janar – 18 Shkurt): Një fundjavë plot kreativitet dhe ide të reja. Yjet favorizojnë projektet inovative, është koha ideale për të nisur diçka të re. Për të shmangur humbjen e kontaktit me partnerin, duhet të përpiqeni të jeni më të pranishëm dhe më pak të distancuar.
Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars): Një periudhë reflektimi dhe qetësie. Fokusohuni në mirëqenien tuaj emocionale dhe fizike.