♈ Dashi (21 Mars – 19 Prill)
Dita do të jetë e ngarkuar me punë. Mos u nxitoni të merrni vendime të nxituara sepse do pendoheni dhe nuk do ketë kthim mbrapa. Kushtojini vëmendje gjërave të vogla. Shpenzimet bëjini me kujdes nëse nuk doni të keni vështirësi më vonë.
♉ Demi (20 Prill – 20 Maj)
Do ecni me prioritete gjatë gjithë kësaj dite dhe do fokusoheni tek gjërat më të rëndësishme. Ju të dashuruarit do bëni të pamundurën që të ruani një marrëdhënie të ngrohtë me partnerin tuaj. Ju beqarët do keni më shumë sukses se kurrë në dashuri. Në punë nuk do keni as kohë e as dëshirë për të mësuar çfarë ndodh rreth e rrotull jush.
♊ Binjakët (21 Maj – 20 Qershor)
Jeta juaj do marrë një kthesë të menjëhershme sot, por për fat të mirë në kahun pozitiv. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e këndshme. Ju beqarët nuk do besoni tek fati, por në fakt sot do jetë ai që do ju sjellë para këmbëve personin ideal. Në punë do jeni profesionistë të vërtetë
♋ Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik)
Neptuni do ndikojë negativisht tek jeta juaj sot dhe mund t’iu sjellë goxha trazira. Nëse keni një lidhje, ka rrezik që në jetën tuaj sentimentale të ketë stuhi. As ju beqarët nuk do jeni me fat në dashuri dhe do keni një ditë goxha të mërzitshme. Nëse jeni drejtues të një kompanie, sot do ju duhet të merrni mendimin e punonjësve për të marrë një vendim me rëndësi.
♌ Luani (23 Korrik – 22 Gusht)
Zbuloni njëherë se çfarë doni brenda vetes tuaj sot e më pas veproni. Nëse keni një lidhje mos u tregoni shumë kërkues ndaj partnerit tuaj sepse do keni konflikte. Ju beqarët nuk do arrini dot ta bëni për vete personin që keni kohë që e pëlqeni. Me financat jo çdo gjë do ecë mirë.
♍ Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)
Gjatë kësaj dite do doni të argëtoheni pafundësisht dhe nuk do pyesni për hapat që duhet të hidhni për ta arritur këtë gjë. Nëse keni një lidhje asgjë e keqe nuk do iu ndodhë në jetën tuaj sentimentale. Nëse jeni beqarë do bëni gjithçka vetëm për ta ndryshuar statusin dhe do ja dilni mbanë me sukses.
♎ Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)
Bëni kujdes gjatë kësaj dite sepse ndonjëherë pa e kuptuar mund të hidhni hapa të gabuara. Nëse jeni në një lidhje e sotmja do jetë mjaft delikate. Ju beqarët duhet të reflektoni me kujdes edhe pasi të realizoni takime. Në punë nuk do jeni shumë të përqendruar dhe ky do jetë problem.
♏ Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor)
Nëse dini si ta menaxhoni ditën gjithçka ka për t’iu ecur më së miri sot. Nëse keni një lidhje bëni shumë kujdes me xhelozinë sepse ajo mund të shkatërrojë çdo gjë të bukur që keni ndërtuar deri më sot. Ju beqarët duhet të ruani vetëkontrollin sepse në të kundërt do ketë probleme.
♐ Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)
Hënën do e keni në krah gjatë kësaj dite dhe ajo do ju ndihmojë të arrini çdo gjë që doni. Ju të dashuruarit do jeni gjatë gjithë kohës në kërkim të qetësisë. Ju beqarët do ndihmoheni gjatë gjithë kohës nga Neptuni dhe më në fund do arrini të filloni një lidhje të këndshme.
♑ Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)
Nuk do ndiheni më aspak të izoluar gjatë kësaj dite përkundrazi do doni të provoni edhe gjëra të reja. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me pasion. Ju beqarët do keni disa takime, por vetëm njëri do iu përmbushë dhe do iu bëjë të drithëroheni.
♒ Ujori (20 Janar – 18 Shkurt)
Merkuri do jetë i pozicionuar më së miri sot në jetën tuaj sentimentale. Komunikimi do jetë i ngrohtë si më parë dhe nuk do keni aspak debate apo mosmarrëveshje. Beqarët jo vetëm që do kenë takime, por mund të fillojnë edhe një histori dashurie të veçantë.
♓ Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)
Dita do të jetë e mbushur me emocione të forta. Në dashuri, do të përjetoni ndjenja të thella me partnerin. Beqarët do të kenë mundësi për takime të reja. Në punë, do të tregoni kreativitet dhe do të merrni vendime të rëndësishme.






