12.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Horoskopi ditor, e hënë, 23 Tetor 2023

Dashi

Ndërveprimet me të tjerët do të jenë të shumta dhe interesante, Afërdita dhe Dielli lëvizin në sektorin e sekreteve dhe është momenti për të parë ndjenjat më të thella. Pasionet dhe dëshirat mund të ngrihen në sipërfaqe duke kërkuar kënaqësi. Çështjet financiare dhe marrëdhëniet e afërta tregojnë premisa të mëdha, por mund të duhen ndryshime të mëdha nëse dëshiron të lulëzosh.

Demi

Do të keni fitime që do t’ju ndihmojnë të krijoni qëndrueshmëri financiare. E sotmja do të jetë një ditë përgjithësisht e qetë si në aspektin profesional, ashtu dhe në atë personal. Kur dy njerëz janë të dashuruar, ata mund të ndihen sikur e gjithë bota është e mbushur me gëzim. Sot mund të ndiheni pikërisht kështu.

Binjakët

Mund të përjetoni një ndjenjë kaosi në jetë, por kjo do t’ia vlejë. Nëse keni ngecur në një marrëdhënie atëherë mos u shqetësoni. Planetet kanë menduar për ju dhe do t’ju vendosin në rrugën e duhur. Duhet që të ndryshoni tani.

Gaforrja

I keni mbajtur ndjenjat nën kontroll prej shumë kohësh dhe tashmë është momenti që t’i lini ato të lira. Rezultatet do të jenë spektakolare. Gjithçka është e mundur, ka ardhur koha ta besoni.

Luani

Më në fund keni paratë e duhura për të bërë shpenzime në shtëpi. Blini çfarë ju duhet sëbashku me njerëzit e familjes. Kjo do të jetë një ditë e lodhshme, ndaj pasdite bëni mirë të pushoni.

Virgjëresha

Virgjëreshat sot do vënë re një trend të pakënaqshëm në shpenzimin e të ardhurave të tyre. Do kuptoni se po ju mbarojnë paratë dhe nuk keni para deri në fund të muajit. Do shikoni gjërat që bletë në vjeshtë dhe do kuptoni se asgjë nuk do ju hyjë në punë. Do i anashkaloni këto shpenzime të panevojshme në nëntor.

Peshorja

Do të vini në qendër të vëmendjes aftësitë tuaja, veçanërisht ato të cilat ju rrisin të ardhurat. Nëse keni një talent të papërdorur më parë, shfrytëzimi maksimal i tij mund të jetë shpërblyes. E nëse keni diçka për të shitur, kujtohuni se ajo mund të vlejë më shumë nga ç’mendoni.

Akrepi

Ditë e mrekullueshme për t’iu përkushtuar vetes. Ekziston mundësia që një prej kolegëve t’ju shqetësojë, por mos u mërzisni pasi do të kalojë. Sa i përket marrëdhënies në çift, disa persona të kësaj shenje mund të përjetojnë momente të paharrueshme. Jepi krahë ambicies tënde dhe mos e kufizo.

Shigjetari

Dita do të jetë plot mister. Duhet që të përgatiteni për çdo gjë. Ajo që do të ndodhë mund të mos jetë e zakonshme, por të paktën do të jetë e paharrueshme.

Bricjapi

Mundësi të reja do të shfaqen në horizont, ndaj ditët në vijim mendoni me shpejtësi. Bëjini punët me ndihmën e të tjerëve dhe do të shihni se gjithçka do të jetë më e lehtë.

Ujori

Keni kohë që planifikoni për t’u marrë me një punë që kërkon vëmendje e përkushtim. Është momenti i mirë për t’iu përkushtuar pasi do t’ia dilni mbanë me sukses. Do të bëni shpenzime për shtëpinë, megjithatë përpiquni të mos ekzagjeroni dhe merrni më parë mendimin e atyre që keni përzemër.

Peshqit

Kjo ditë do jetë e qetë për peshqit. Do plotësoni tekat e një anëtari të familjes suaj. Ky person nuk do ndihet mirë dhe do ju kërkojë juve ndihmë. Shpejt do kuptoni se për anëtarin e sëmurë të familjes suaj nuk jeni një ndihmës por një kukull.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...