7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Horoskopi ditor, e hënë, 30 Gusht 2021

Dashi

Situata të caktuara, të cilat janë jashtë kontrollit tuaj, do t’ju detyrojnë që të silleni në mënyrë jo të natyrshme. Lajmi i mirë është që nuk do të mërziteni nga ajo që do të ndodhë, madje mund të zbuloni se keni talente të reja, që nuk i kishit vënë re më parë.

Demi

Ditët në vijim do të jenë shumë të rëndësishme, sidomos nëse ëndërroni që të shihni emrin tuaj diku. Injorojini ata që ju thonë se çfarë është e mundur dhe çfarë jo. Asgjë nuk është e pamundur dhe ky është momenti i duhur për ta vërtetuar këtë.

Binjakët

Këshillat nuk ju mungojnë këto kohë, madje duket sikur të gjithë e dinë se cila është gjëja e duhur për ju. Shanset janë që secili prej tyre ta ketë gabim. Nuk ju duhet ndihma e të tjerëve, dëgjoni me vëmendje zërin e brendshëm.

Gaforrja

Ditët në vijim duhet të jenë një ndër periudhat më të bukura të vitit për ju dhe nëse bëni një përpjekje fare të vogël për të parë në mënyrë pozitive çdo situatë, do të argëtoheni pa masë. Do të bëni gjithashtu shumë miq të rinj.

Luani

Aktiviteti kozmik në zonën e parave sugjeron se momentalisht, situata financiare është në periudhën e saj më të mirë. Për të përfituar nga mundësitë e reja duhet të tregoni të shpejtë dhe të vendosur. Mos u shqetësoni nëse nuk fitoni me të parën, thjeshtë veproni.

Virgjëresha

Ndonëse Hëna e re në shenjën tuaj të lindjes është një influencë tepër pozitive, për të përfituar sa më shumë nga fuqia e saj duhet të qartësoni mendimet për të kuptuar se çfarë dëshironi vërtetë.

Peshorja

Mund të mos jeni shpirti dhe zemra e grupit ditët që do të vijnë, por nuk ka problem. Edhe Peshoret kanë nevojë për pak qetësi herë pas herë. Me kaq shumë gjëra serioze që kërkojnë vëmendjen tuaj, është e vështirë që të keni kohë për qejf e lojëra.

Akrepi

Thuajse të gjitha gjërat janë të mundura për ju aktualisht dhe ato pak që nuk mund t’i keni thjeshtë nuk ia vlejnë. Tregohuni të vëmendshëm ndaj njerëzve të rinj që do të njihni, si në aspektin social ashtu edhe profesional. Ata mund të jenë çelësi i suksesit në terma afatgjatë.

Shigjetari

Nëse dëshironi diçka fort, nuk ka asgjë që të mund t’ju ndalojë për ta arritur. Përpara se të bëni lëvizjen tuaj, përpiquni të shihni përpara dhe të kuptoni efektet që mund të kenë veprimet tuaja. Ndoshta kështu do të vendosni të bëni diçka tjetër.

Bricjapi

Sa më shumë t’i besoni zërit të brendshëm, aq më shumë shanse do të keni për të qenë të suksesshëm. Vizioni që do të keni nesër është realiteti që do të jetoni në të ardhmen e afërt.

Ujori

Keni formimin e duhur për të arritur atë që duhet, por nuk ju pëlqen që të mburreni për talentet tuaja. Megjithatë duhet të bëni një përpjekje që persona të cilët janë të rëndësishëm të kuptojnë se çfarë dini të bëni.

Peshqit

Do të duhet të përballeni me dikë nesër që është po aq i vendosur dhe dominues sa ju. Kompromisi nuk është i pamundur, por do të jetë i vështirë, ndaj veproni duke besuar se vetëm një mund të fitojë dhe sigurohuni që ai person të jeni ju.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...