Dashi (21 Mars – 19 Prill)
Sot, përfitoni nga ambienti i ngrohtë që kanë krijuar yjet në jetën tuaj në çift dhe dashurojuni ashtu si e ndjeni. Mos mendoni për askënd tjetër. Beqarët nuk do kënaqen me takimet që do realizojnë dhe do mbeten sërish vetëm. Mos kini shumë pretendime sepse njerëz perfektë nuk ka. Financat do kenë tronditje për shkak të shpenzimeve të pamenduara që keni kryer. 
⸻
Demi (20 Prill – 20 Maj)
Kultivojeni sa të mundni tolerancën sot në jetën tuaj në çift dhe do e shihni që gjithçka do shkojë ashtu si e kishit menduar. Beqarët do fillojnë një histori të pastër dashurie me dikë që e njohin prej vitesh. E ardhmja juaj do jetë edhe më e bukur. Që financat mos jenë problematike do ju duhet të kurseni tej mase dhe të merrni masa strikte. 
⸻
Binjakët (21 Maj – 20 Qershor)
Dita e sotme është e qëndrueshme për ata që janë në një lidhje. Ndjenjat për partnerin do dini si t’i shprehni në mënyrën më të mirë të mundshme dhe do ndiheni për mrekulli. Beqarët do përballen me dilema të vështira. Do jenë të shumtë personat që do kërkojnë të krijojnë një lidhje me ju. Në planin financiar nuk duhet të ecni me sy mbyllur dhe të shpenzoni kuturu sepse do mbeteni pa para. 
⸻
Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik)
Sot do ndiheni shumë të lumtur dhe nuk do e fshihni aspak këtë ndjenjë. Për ju të dashuruarit, e sotmja do jetë ditë e mbushur me momente të lumtura. Marrëdhënia në çift do intensifikohet akoma më tepër dhe shpesh do ndiheni si mbi re. Ju beqarët duhet të bëni pak më tepër përpjekje për ta gjetur dashurinë. Në punë do arrini të vendosni marrëdhënie të mira si me kolegët ashtu edhe me klientët tuaj. Duke bashkëpunuar me të gjithë do arrini edhe më shumë në profesion. Në planin financiar do keni shumë fat. Edhe ju që do vendosni lotari do fitoni shuma të konsiderueshme e do ndiheni më mirë. 
⸻
Luani (23 Korrik – 22 Gusht)
Sot do të keni dëshirë të ndryshoni arredimin e shtëpisë. Sa i përket jetës personale, bëni mirë të mos eksperimentoni. Mos flisni për vendimet që keni marrë, pasi kështu mund të shmangni skandalet apo xhelozinë rreth jush. 
⸻
Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)
Do të kaloni një ditë shumë të bukur. Do t’ju duket sikur po përjetoni një përrallë. Partneri/partnerja juaj do të tregohet shumë mbështetës ndaj jush. Ka gjasa t’ju anulohet një plan, por mos u shqetësoni, sepse do të ketë aktivitete të tjera gjatë ditës, të cilat do t’jua shmangin vëmendjen nga plani i mëparshëm. 
⸻
Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)
Ka gjasa që sot të ndiheni të irrituar dhe të acaruar. Kontrolloni veten pasi mund të largoni nga vetja një person shumë të rëndësishëm në jetën tuaj. Sot mund të zhvilloni disa takime me vlerë, të cilat mund t’ju ndryshojnë të ardhmen. 
⸻
Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor)
Do të ndiheni të lodhur dhe nuk do të keni dëshirë të përfshiheni nëpër aktivitete të ndryshme. Nëse përpiqeni të shmangni përgjegjësitë që iu takojnë, rrezikoni të shkatërroni reputacionin tuaj. Do të ndiheni mirë sapo të vazhdoni projektin që keni lënë përgjysmë. 
⸻
Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)
Sot do të ndiheni optimist. Ndenja e lumturisë do t’ju shoqërojë gjatë gjithë ditës. Do të keni mundësi të argëtoheni me miqtë, por ndërkohë ka gjasa të planifikoni edhe një udhëtim me familjen tuaj. 
⸻
Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)
Sot mund të tregoheni pak egoist. Përpiquni të mendoni më gjerë. Njerëzit rreth jush do t’ju vlerësojnë nëse përpiqeni të bashkëpunoni me ta. Mos qëndroni vetëm, por shoqërohuni edhe me të tjerët në punë. 
⸻
Ujori (20 Janar – 18 Shkurt)
Ka gjasa të përplaseni me dikë pranë jush. Mbani veten nën kontroll pasi mund të kryeni një veprim, për të cilin do të pendoheni shumë shpejt. Gjithashtu, mund të jeni në qendër të kritikave prej sjelljes suaj. 
⸻
Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)
Do t’i përkushtoheni maksimalisht vetes dhe do të shpenzoni mjaftueshëm kohë për t’u relaksuar. Kjo do të ndodhë për shkak të anulimit të një eventi të parashikuar për ditën e sotme. Nëse ju ka shqetësuar diçka gjatë këtyre ditëve, diskutojeni me partnerin/partneren tuaj, pasi do të ndiheni shumë të lehtësuar.