13.5 C
Tiranë
Saturday, April 11, 2026
spot_img

Horoskopi ditor, e martë , 28 Qershor 2022

Dashi

Me Uranin që grindet me Hënën, do të ishte mirë të mos dilni në konkluzione të menjëhershme për ato që do t’ju thonë. Dëgjojini argumentet e të tjerëve, edhe pse brenda jush keni një ndjenjë të fortë rebelimi, që ju shtyn t’ju kundërviheni.

Demi

Me Plutonin që ndikon, sjellja jo e duhur mund të konsolidohet në vend që të jetë diçka e rastit. Pyesni veten, nëse e dini, si do të reagonte partneri. Mos u përzieni me gjëra që nuk ju takojnë dhe në lidhje me këtë bëni një sqarim.

Binjakët

Me favorizimin e Jupiterit, nëse jeni në kërkim të një pune, dijeni se fati mund t’ju trokasë në derë. Mos rrini duarkryq. Nesër mund të hapni një kapitull të ri në lidhjet tuaja dashurore me personin e zemrës.

Gaforrja

Do të gaboni me kokëfortësi për mbrojtur qetësinë tuaj, por partneri, duke e kuptuar, do t’jua falë. Me pak fjalë do të jeni edhe më të bashkuar se më parë. Mos jini koprrac kur vjen puna për të treguar dashurinë tuaj. Njerëzit që ju rrinë në krah e meritojnë plotësisht.

Luani

Hëna pozicionohet me Venusin dhe Marsin. Do të keni fërkime me një familjar që këmbëngul që gjithçka shkon mirë, ndërsa në realitet ka tensione të fshehura. Kush jeton në çift duhet të bëjë kujdes që të mos ndërlikojë atë që është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë.

Virgjëresha

Me Venusin, Marsin dhe Uranin kundra paralajmërojnë një ngritje të menjëhershme tensionesh, si edhe ndonjë vendim që mund të merret në mënyrë të pakontrolluar. Nguliteni mirë në mendje se gjaknxehtësia dhe paragjykimet mund të ndikojnë që të bëni më shumë sesa një gabim.

Peshorja

Me ndikimin e Hënës, priten ulje dhe ngritje të humorit në lidhje me sqarime familjare, por jo përballje zënkash. Çlirohuni nga të tjerët. Veproni sipas mendjes së juaj një çdo mjedis, po u dashur fare t’i përshtateni ritmeve të të tjerëve.

Akrepi

Do të jeni nismëtar, në këtë ditë bukur, i iniciativave të bukura në grup. Do të argëtoheni jashtë mase, duke harruar çdo shqetësim. Aftësia juaj për të dëgjuar kërkesat e partnerit dhe t’i plotësoni dëshirat do të forcojë lidhjen.

Shigjetari

Hëna nuk ka shumë gjëra për t’ju thënë. Nga ana tjetër Merkuri dhe Venusi ju mbikëqyrin dhe i bëjnë gjërat më të thjeshta. Me mbështetjen e vyer të planetit të dashurisë, do të tejkaloni keqkuptime të rastit me partnerin.

Bricjapi

Të jeni më të dashur nuk ju bën veçse mirë. Padyshim, do të lehtësonte ndjeshëm raportet me personin që keni në krah. Mos e harroni! Ndërhyrja e një familjari në punët tuaja do t’ju nervozojë disi, por nuk keni çfarë bëni.

Ujori

Me Jupiterin që ju mbështet, nëse keni ndonjë ide të bukur që ju shkon ndërmend, vëreni në veprim. Do t’ia dilni të gjeni edhe aleatë. Nëse do të ketë fërkime brenda familjes, largojuni duke e kaluar me sportivitet.

Peshqit

Një person ju tërheq së tepërmi e për rrjedhojë do të bini në kurthin e dashurisë, duke u ushqyer me iluzione dhe ëndrra. Por ndërkaq e keni vetë në dorë nëse kjo dashuri do të materializohet. E rëndësime është të tregoheni në çdo çast vetja juaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Shenjat e horoskopit që vendosin logjikën mbi emocionet

0
Disa persona njihen për mënyrën e tyre të ftohtë dhe të kontrolluar të reagimit, duke zgjedhur gjithmonë arsyen përpara ndjenjave. Edhe pse shpesh perceptohen...

Fushë-Krujë/ Konflikti për pronën përfundon në vrasje, 41-vjeçari qëllohet me armë gjahu; autori në...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 41-vjeçarit Artur Çangu, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 10 prillit në fshatin Viron, në...

Francë/ Babai mban të mbyllur djalin 9-vjeçar në furgon për më shumë se një...

0
Një rast tronditës abuzimi me një të mitur është zbuluar në Francën lindore, ku një djalë 9-vjeçar u gjet i mbyllur në një furgon,...

Horoskopi ditor, e Shtune, 11 Prill 2026

0
♈ Dashi Ndihesh më i qetë dhe më i kthjellët. Është moment i mirë për të reflektuar dhe për të rregulluar planet. ♉ Demi Stabiliteti dhe siguria...

Parashikimi i motit, e Shtunë, 11 Prill 2026

0
Më 11 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të favorshme në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë...