11.5 C
Tiranë
Friday, November 22, 2024
spot_img

Horoskopi ditor, e mërkurë, 11 Janar 2023

Dashi

Edhe sikur të mundohen t’ua prishin planet dhe harmoninë nuk kanë për t’ia dalë dot mbanë sot. Për të dashuruarit ka për të qenë një ditë pozitivë kjo e sotmja. Do jeni tej mase sensualë dhe entuziastë. Ju beqarët nuk duhet të nxitohen për asgjë sepse mund të lëndojnë veten. Hapat hidhini vetëm kur të jeni shumë të sigurt. Në planin profesional do keni gjatë gjithë kohës mbështetjen e kolegeve dhe shefave prandaj do i bëni gjërat me qetësi. Në planin financiar do jeni tej mase ambiciozë dhe do bëni të pamundurën që ta përmirësoni gjendjen. Për këtë mundet edhe të rrezikoni.

Demi

Gjatë kësaj dite mund të kaloni edhe disa sfida, por gjithsesi çdo gjë do përfundojë si duhet. Nëse keni një lidhje do bëni përpjekje reale në mënyrë që ta forconi edhe më tepër marrëdhënien me partnerin. Nga ana tjetër do mundoheni edhe ta largoni rutinën nga lidhja që keni. Ju beqarët duhet të shmangni personat seriozë dhe që nuk dinë të pranojnë shakatë. Në punë do bëni çfarëdo lloj lëvizjeje që të arrini atje ku dëshironi. Do i mahnitni të gjithë me arritjet tuaja. Në planin financiar Venusi dhe Urani do ju ndihmojnë të ruani gjithë kohës ekuilibrin.

Binjakët

Asgjë e keqe nuk do ju ndodhe gjatë kësaj dite sepse planetët do i keni gjithmonë në krah dhe mbështetje të fortë. Të nxitur fort nga Merkuri, ju të dashuruarit do jeni më të dashur, më tolerantë dhe më të kuptueshëm me partnerin tuaj. Marrëdhënia në çift do jetë e shkëlqyer. Ju beqarët do jeni tej mase joshës dhe do arrini të bëni për vete cilindo që do pëlqeni. Në punë nuk do i keni gjërat aq të thjeshta, por në fund do ja arrini qëllimit tuaj përfundimtar. Gjendja financiare do jetë shumë e mirë, kështu që përveçse mund të investoni, mund të bëni edhe dhurata për të dashurit e zemrës.

Gaforrja

Hëna dhe Jupiteri do jenë në kundërshti me njëra-tjetrën sot dhe mund të krijojnë një ambient të turbullt. Ju që keni një lidhje duhet të bëni më tepër lëshime ndaj partnerit tuaj sepse me inat dhe kokëfortësi vetëm sa do i përkeqësoni gjërat. Nëse jeni beqarë do jeni tej mase joshës dhe do merrni plot propozime. Sido që të vijnë punët e mira është të mos hidhni menjëherë hapa. Në punë do jeni ambiciozë dhe nuk do ndaleni para asnjë lloj sfide. Do ju përgëzojnë dhe do ju shpërblejnë për çdo gjë që do arrini. Gjendja e financave ka për të qenë gjatë gjithë kohës e mirë. Mund të kryeni edhe ndonjë investim pa ju dridhur dora.

Luani

Vetëm një hap do ju ndajë nga problemet gjatë kësaj dite prandaj duhet të tregoheni sa më të kujdesshëm. Ju që keni një lidhje duhet të bëni sa më shumë lëshime ndaj partnerit tuaj sepse në të kundërt do keni debate të vazhdueshme. Ju beqarët nuk do keni aspak sukses në dashuri dhe jeta për fat të keq do ju duket ende e trishtuar. Në pune do i zgjidhni edhe problemet delikate dhe do ndiheni shumë më të qetë. Mund t’iu bëhen edhe propozime të reja mjaft interesante. Financat do jenë delikate dhe kjo do ju pengojë të kryeni edhe shpenzimet më të domosdoshme. Mos ngurroni ta pranoni ndihmën e të afërmve.

Virgjëresha

Sot duhet të bëni shumë më shumë përpjekje për ta bërë jetën tuaj më të bukur dhe për të siguruar të ardhmen. Ju që keni një lidhje do përkujdeseni tej mase për partnerin tuaj. Do dini si t’i shprehni ndjenjat gjatë gjithë kohës dhe kënaqësitë do jene të njëpasnjëshme. Ju beqarët do bëni edhe sakrifica ekstreme vetëm e vetëm për të mos mbetur të vetmuar, por nuk do ja arrini dot qëllimit. Në punë vetëm me durim, këmbëngulje dhe përkushtim do mund të arrini atje ku dëshironi. Perspektivat priten të jenë goxha të mira. Në planin financiar do ju dalin plot të papritura dhe do ju duhet të shpenzoni më tepër.

Peshorja

Mundohuni të mos kritikoni dhe të pranoni gabimet sot pasi vetëm kështu gjithçka do ju ecë mirë. Në tërësi për ata që kanë një lidhje kjo do jetë një ditë mjaft e qetë. Do jeni gjithë kohës të kujdesshëm me çdo gjë që do i kërkoni partnerit dhe nuk do keni aspak mosmarrëveshje. Ju beqarët do endeni sa në një vend në një tjetër duke kërkuar dashurinë e madhe, por sërish do jeni pa fat. Në punë priten ndryshime shumë të mëdha të cilat do ua ndryshojnë rrjedhën e jetës. Në planin financiar duhet të merrni disa masa në mënyrë që të siguroni edhe një të ardhme të ndritur.

Akrepi

Mundohuni ta lini veten të lirë sot, të mos stresoheni për gjërat që do ndodhin e të mendoni pozitivisht. Nëse keni një lidhje do kaloni një ditë të mbushur me aventura të njëpasnjëshme. Shpesh do ju duket vetja si adoleshentë dhe do e shfrytëzoni çdo çast në maksimum. Ju beqarët që nuk keni besuar kurrë në dashuri me shikim të pare do surprizoheni më tepër nga të gjithë. Në punë do keni konkurrentë dashakeqës kështu që bëjini sytë katër në çdo moment. Në planin financiar do i kaloni vështirësitë menjëherë dhe do bëni edhe investime afatgjata.

Shigjetari

Hëna do ju bëjë shumë më kreative dhe të logjikshëm sot. Do mendoni vetëm si e si ta zbukuroni çdo çast dhe do mbani larg problemet. Për të dashuruarit do jetë dite e mbushur me emocione pozitive dhe me pasion të zjarrtë. As vete nuk e kishit imagjinuar se emocionet do ishin kaq të mëdha. Ju beqarët nuk do bëni asgjë për ta ndryshuar statusin sepse në fakt edhe ashtu si jeni ndiheni për mrekulli. Në punë, pas shumë peripecive do arrini atje ku dëshironi. Buxheti do ketë përmirësimet e para pas disa arritjeve në planin profesional. Me pak më shumë këmbëngulje do arrini edhe më tepër.

Bricjapi

Ndikimi i jashtëm do jetë shumë i madh gjatë kësaj dite dhe kjo gjë ka për të sjellë probleme të vazhdueshme. Ka rrezik që problemet në çift të thellohen edhe më shumë. Do keni mosmarrëveshje të njëpasnjëshme me partnerin tuaj dhe do ndiheni keq. Ju beqarët do gjendeni ndërmjet dy zgjedhjesh të vështira dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Mirë është t’ua vini veshin këshillave të miqve besnikë. Puna do ecë më së miri, madje pritet edhe ndonjë rritje page. Shefat do kenë më tepër besim tek ju. Në planin financiar do bëni të pamundurën që të ruani ekuilibrin.

Ujori

Ditë më e qetë, më e bukur dhe më pozitive do jetë kjo e sotmja. Inatet e vjetra do i lini pas krahëve njëherë e mirë. Dielli do e ngrohë atmosferën në çift kështu që ju në çdo moment do ndiheni mirë dhe do dashuroheni ashtu si do e ndieni. Për ju beqarët gjithashtu do ndodhë papritur një takim, i cili mund të ndryshojë gjithçka. Ja që ndonjëherë gjërat më të bukura bëhen pa plan. Në punë do jeni plot energji dhe do arrini më shpejt sesa kishit menduar objektivin kryesor. Shpenzimet do dini si t’i kryeni gjithë kohës në mënyrë që gjendja të mbetet e kënaqshme.

Peshqit

Sot do jeni të logjikshëm dhe do bëni përpjekjet e duhura për ta shndërruar çdo moment në sa më fantastik. Stresin dhe lodhjen e do e kaloni më lehtësisht. Ju që keni një lidhje shprehini ndjenjat sa më shumë që të mundni sepse partneri do ketë tejet nevojë. Në këtë mënyrë do e përforconi edhe më tepër lidhjen. Ju beqarëve do ju ndodhë një takim i papritur i cili do ua ndryshojë rrjedhën e jetës. Në punë do merrni vendime të rëndësishme të cilat do ua ndryshojnë njëherë e mirë vijimësinë e një projekti. Në planin financiar do ketë veçse përmirësime. Përfitoni nga kjo gjë për të hequr disa para mënjanë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT