12.5 C
Tiranë
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Horoskopi ditor, e mërkurë, 14 Dhjetor 2022

Dashi

Planetët do ju bëjnë shumë nervozë gjatë kësaj dite dhe do e keni të vështirë të organizoheni. Nëse keni një lidhje nuk do dini nga t’ia filloni për të sqaruar problemet. Nga ana tjetër do jeni edhe kokëfortë dhe nuk do hapni rrugë çka do e ndërlikojë edhe më tepër situatën. Ju beqarët do prisni që të tjerët t’iu ndihmojnë të ndryshoni status dhe ky do jetë një gabim i madh. Duhet sa më parë të hidhni hapat vetë dhe të çliroheni. Në punë fatmirësisht do keni mbështetjen e disa kolegëve dhe do ecni më të sigurt përpara. Me shpenzimet bëni kujdes të madh.

Demi

Sot duhet të jeni shumë të duruar nëse doni të arrini qëllimet që i keni vënë vetes. Ju të dashuruarit që keni pasur momente të turbullta kohët e fundit duhet të bëni disa përpjekje për t’i vënë gjërat në vend. Përfitoni në mbrëmje për të pirë ndonjë gotë verë e për të kaluar disa komente vetëm për vetëm. Nëse jeni vetëm, Marsi do ju shtojë dëshirën për të joshur dhe mundet të hidhni “grepat” atje ku duhet. Në punë do vlerësoheni për metodat inovative që do përdorni për të arritur atje ku doni, vetëm se herë pas here do i bëni gjërat me përtesë të madhe. Financat nuk do jenë në gjendje të shkëlqyer.

Binjakët

Hëna do ju shtojë edhe më shumë dëshirën për t’ia mbathur sot. Mund të keni nevojë edhe për pak kohë pushimi e reflektimi. Nëse jeni në një lidhje pëshpëritini atij në vesh dëshirat që keni dhe do e shihni që ai do mundohet t’ua plotësojë me çdo kusht. Për ju mund të lërë pas dore çdo gjë tjetër. Ju beqarët do jeni kërkues dhe nuk do bindeni nga personat që do iu afrohen. Në punë do jeni kompetentë dhe do keni talentin e madh për t’ua mbushur mendjen të tjerëve se keni bërë çdo gjë në rregull. Provokimeve as nuk do ua vini veshin fare. Paratë do jenë të mjaftueshme për nevojat kryesore kështu që mos merrni hua për të blerë gjëra qejfi.

Gaforrja

Humori dhe aspiratat do ndryshojnë herë pas here sot. Në disa momente madje do ndiheni edhe të turbullt ne mendime për hapat që duhet të hidhni. Nëse keni një lidhje herë do dashuroheni me shumë pasion e herë do debatoni me ashpërsi. Sidoqoftë emocionet do jene të forta dhe dita do mbyllet mirë. Ju beqarët mund të pëlqeni persona të paqëndrueshëm dhe po hodhët hapa mund të lëndoheni në të ardhmen. Në punë do jeni të guximshëm dhe më tepër fat do keni nëse bëni pjesë në fushën e shitjeve dhe tregtisë. Do përballoni me sukses edhe disa klientë të pavendosur dhe acarues. Gjendja e financave nuk do jetë e keqe.

Luani

Dita e sotme do jetë dita e marrjes së vendimeve dhe kalimit të sfidave. Nëse jeni në një lidhje do keni diskutime të gjata me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe mund të merrni edhe disa vendime shumë të rëndësishme për të ardhmen. E rëndësishme është që çdo gjë do e bëni bashkërisht dhe pa mbajtur kokën mënjanë. Ju beqarët nuk duhet të ngatërroni miqësinë me dashurinë sepse nuk do fitoni asgjë, ndërkohë që mund të largoni nga vetja miq të mirë. Në punë disa kolegë do iu tregojnë pistat që duhet të ndiqni për të arritur atje ku dëshironi. Në planin financiar do bëni mirë ta shtrëngoni paksa rripin e shpenzimeve sepse do gjendeni në vështirësi nesër.

Virgjëresha

Gjatë kësaj ditë Hëna dhe Plutoni do ngrenë disa pikëpyetje në planin profesional. Nëse keni një lidhje ka mundësi ta lini pas dore atë që keni në krah duke u marrë me punën. E mira do jetë të flisni me të për gjërat që ju shqetësojnë sepse mund të merrni një mbështetje të vyer. Ju beqarët më mirë mos mendoni të hidhni hapa sot sepse nuk do arrini asgjë të mirë që do ja vlejë. Në punë do jetë dita më ë mirë për të ndërmarrë sfida dhe për të hedhur hapa gjigande. Problemet e së shkuarës do jenë si një ëndërr e keqe. Financat do përmirësohen në mënyrë të pabesueshme falë një trashëgimie.

Peshorja

Mërkuri do ju bëjë ambiciozë dhe të pandalshëm sot, vetëm bëni kujdes që të mos shkelni mbi tjetrin për të arritur atë që dëshironi. Nëse keni një lidhje duhet ta lini veten të lirë dhe të argëtoheni ashtu si do ju vijë. Mos e kufizoni veten për asgjë. Nëse ende jeni beqarë filloni të joshni me maturi dhe gjeste delikate sepse ashtu do keni sukses. Në punë do jetë Marsi ai që do iu japë energjinë e duhur dhe ide fantastike për të përmbyllur me sukses çdo gjë. Paratë do jenë edhe më të mira nga sa i kishit parashikuar.

Akrepi

Për shkak të dëshirës së madhe për të arritur të gjitha objektivat sot mund të bëheni edhe irritues. Nëse keni një lidhje mos ja hidhni fajin partnerit për gjërat që nuk do ju ecin mirë sepse ai nuk do durojë shumë. Disa debate të vogla mund të mjaftojnë për të shkatërruar atmosferën e ngrohtë që ishte krijuar. Nëse keni një lidhje nuk do druheni aspak të bëni deklarata të forta edhe pse mund të keni dyshime se do refuzoheni. Në punë do kaloni një ditë “lufte”. Asgjë nuk do jetë e lehtë për t’u arritur dhe do keni kundër edhe kolegët. Në planin financiar sado të mundoheni nuk do arrini dot ta mbani situatën të qëndrueshme.

Shigjetari

Venusi dhe Luani do sjellin shkëlqim në jetën tuaj gjatë kësaj dite dhe do ju bëjnë të përjetoni emocione të forta. Nëse jeni në një lidhje do keni shumë momente romantike, përkëdhelje dhe ledhatime. Në mbrëmje nuk do mungojnë as surprizat. Ju beqarët do keni takime vërtet cilësore prej të cilave do fillojnë lidhje serioze. Në punë mirë është që të reflektoni me kujdes para se të hidhni hapa edhe sikur të jeni plotësisht të bindur. Më mirë të parandaloni të papriturat e pakëndshme. Me shpenzimet do i keni punët keq dhe situata do ketë tronditje.

Bricjapi

Jeta juaj do jetë shumë e vështirë sot. Konfliktet do jenë të njëpasnjëshme dhe humori do ju ndryshoje gjithë kohës. Nëse keni një lidhje duhet të përgatiteni për debate të forta sidomos për disa gjëra për të cilat e keni gënjyer atë që keni në krah. Ju beqarët do merrni këshilla nga të afërmit dhe duhet t’i dëgjoni. Po vepruar sipas mendjes tuaj do bëni gabime të pafalshme. Profesionalisht nuk do jeni në gjendjen më të mirë. Sado të mundoheni nuk do keni forcën dhe kurajën për të përballuar sfidat që do ju dalin. Në planin financiar do ju dalin të papritura që do e trazojnë situatën.

Ujori

Sot do ketë disa ndryshime në jetën tuaj dhe do ndiheni të qetë sepse do gjeni rrugëdaljen për disa gjëra që ju kanë munduar prej kohësh. Nëse jeni në një lidhje do keni nevojë për më shumë pavarësi dhe do ja bëni të ditur atij që keni në krah. Pa debatuar aspak do gjeni gjuhën e përbashkët për çdo gjë. Nëse jeni ende beqarë filloni të programoni një udhëtim sepse duke ndenjur në një vend nuk do keni ndryshime. Në punë do ndryshojnë shumë gjëra për ju, por për fatin e mirë në kahun pozitiv. Financat nuk do jene të këqija, por ambicia nuk do ju lërë të qetë dhe mundet të provoni mënyra të reja për t’u pasuruar.

Peshqit

Hëna do ndikojë keq tek jeta juaj sot dhe gjërat do ju ndërlikohen goxha si ne planin sentimental ashtu edhe në atë profesional. Nëse keni një lidhje nuk do bini dakord për asgjë me partnerin. Shumicën e kohës do jeni me nerva dhe do doni që gjërat të bëhen si e keni ju në mendje. Nëse jeni beqarë mirë është të mos tregoheni shumë të sigurt në vetvete kur të joshni sepse do gaboni e do lëndoheni. Në punë duhet sa më parë të merrni masa dhe të ndiqni strategji strikte sepse gjërat nuk po ju ecin mirë. Me financat do bëni shumë gabime dhe gjendja ka për të parë tatëpjetën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT