2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Horoskopi ditor, e shtunë, 17 Korrik 2021

Dashi

Ka gjasa të realizoni një udhëtim të shkurtër. Ekziston mundësia që një prej të njohurve të rinj të ketë lidhje me profesionin tuaj, çfarë do t’ju shërbejë shumë. Nëse nuk i keni nisur ende pushimet, përpiquni të mendoni sesi ta kaloni kohën sa më bukur, por edhe të keni fitimin e duhur.

Demi

Do të refuzoni qëllimisht të bini në kompromis këtë të shtunë 17 korrik. Nëse do të qëndroni vetëm dhe nuk do të bashkëpunoni me të tjerët, nuk do të keni rezultate pozitive. Nëse jeni të përfshirë në një projekt në skuadër, duhet të dëgjoni edhe mendimin e të tjerëve. Në mbrëmje nuk përjashtohen problemet e vogla.

Binjakët

Mund të përfshiheni në një situatë mjaft delikate. Mos flirtoni me persona që janë në një marrëdhënie dhe mos provokoni xhelozi nëse jeni të martuar. Është dita e duhur për të bërë eksperimente në kulinari, por edhe në arredimin e shtëpisë.

Gaforrja

Nëse nuk ndiheni në gjendjen e duhur për të punuar, bëni të pamundurën që të bëni pushim, për t’u ndjerë mirë në ditët në vijim. Mbrëmjen rekomandohet t’ia kushtoni partnerit/partneres suaj, e cila/i cili me shumë gjasë do të shprehë pakënaqësi ndaj jush.

Luani

Mund të befasoheni nga vizita e dikujt gjatë ditës së parë të kësaj fundjave. Mund të bëhet fjalë për ish partnerin/partneren tuaj, një mik të vjetër ose shokun/shoqen e fëmijërisë. Beqarët e kësaj shenje mund të krijojnë njohje të reja. Sa i përket anës financiare, fati do t’ju buzëqeshë.

Virgjëresha

Ekziston mundësia të futeni thellë në mendime këtë të shtunë, gjë do t’ju çojë edhe drejt marrjes së një vendimi. Idetë e reja janë të mirëpritura, mbi të gjitha në punën tuaj. Ata që së fundi kanë luftuar me një sëmundje të caktuar, rekomandohet të shmangin udhëtimet e gjata.

Peshorja

Ndiqni intuitën për çështjet e zemrës. Në këtë mënyrë, ka gjasa të shpëtoni marrëdhënien tuaj. Bëni kujdes me dietën dhe përpiquni të kryeni sa më shumë aktivitet fizik. Evitoni personat që përpiqen të ndikojnë negativisht në reputacionin tuaj.

Akrepi

Këtë të shtunë do të kuptoni më shumë se kurrë se dashuria zëvendëson gjithçka. Do të kaloni një ditë ku do të dominojë pozitiviteti. Do të fitoni para mjaftueshëm, por bëni kujdes me blerjet e mëdha. Edhe pse do të përballeni me kundërshtime në punë, mos u dorëzoni dhe ruani qetësinë.

Shigjetari

Mos e teproni me besimin në vetvete. Respektoni ndjenjat e të tjerëve, sidomos kur bëhet fjalë për persona më të mëdhenj në moshë se ju. Shigjetarët familjarë këshillohet të kalojnë sa më shumë kohë me familjen.

Bricjapi

Gjatë kësaj të shtune do të mësoni një lajm që do të ndikojë pozitivisht në jetën tuaj. Është mjaft e rëndësishme që të kryeni aktivitet fizik, por mos e tejkaloni masën. Tregohuni të vëmendshëm ndaj shpenzimeve që mund të kryeni nesër.

Ujori

Mendohuni mirë para se të merrni një vendim të rëndësishëm për të investuar aty ku ju keni kohë që e planifikoni. Ekziston mundësia të përfundoni me sukses një projekt të komplikuar. Mbështetja e kolegëve do t’ua ngrejë moralin. Mbrëmjen ka gjasa ta kaloni në një atmosferë romantike.

Peshqit

Mos hezitoni ta shpallni planin tuaj për një biznes të caktuar apo të shpallni marrëdhënien tuaj romantike. Tregojini qëllimet tuaja dhe duhet të jeni krenar për ato çfarë keni arritur. Beqarët e kësaj shenje ka gjasa të njohin një person mjaft të veçantë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...