14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Humbësit dhe fituesit pas bojkotit të votimit në Veri të Kosovës

Nuk ka dyshim se bojkotimi i votimit më 21 prill, për largimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, ishte “i suksesshëm”, por lind pyetja se kush fitoi e kush humbi?

Pas mbylljes së vendvotimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konstatoi se procesi ka dështuar. Lista Serbe dhe Beogradi zyrtar thanë se “është treguar një shkallë e lartë e unitetit të serbëve në Kosovë”, ndërsa Prishtina tha se “i ka përmbushur obligimet e saj”.

Ky votim është dashur të jetë hapi i fundit drejt shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme në komunat me shumicë serbe në veri dhe shtensionimit të situatës atje. Në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, kryetarët shqiptarë erdhën në krye të komunave në maj të vitit të kaluar, për shkak se serbët, edhe atëherë, i bojkotuan zgjedhjet me ftesë të Listës Serbe – partisë udhëheqëse të serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit.

Kriza disamujore e krijuar asokohe ishte arsyeja përse bashkësia ndërkombëtare ushtroi presion mbi Kosovën për të filluar me organizimin e zgjedhjeve të reja, si dhe ndaj përfaqësuesve politikë të serbëve që të merrnin pjesë në një proces të tillë. Tani duket se gjithçka është kthyer në pikën e fillimit – kryetarët shqiptarë, të cilët nuk pranohen nga popullata shumicë serbe në veri të Kosovës, mbeten në pushtet.

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Nexhad Uglanin, vlerëson se nuk ka fitues pas votimit të dështuar për largimin e kryetarëve shqiptarë. Sipas tij, komuniteti shumicë serb është në humbje. “Është paradoksale që komunitetet joshumicë të kujdesen për shumicën”, thotë Uglanin, i cili ka qenë i përfshirë në punën e Komunës së Mitrovicës së Veriut që nga themelimi i saj në vitin 2013. Votimi për largimin e kryetarëve shqiptarë në komunat e veriut është organizuar në bazë të Udhëzimit Administrativ të Qeverisë së Kosovës dhe për të qenë i suksesshëm është dashur të plotësohet opsioni “Po” nga 50 për qind plus një votues. Megjithatë, nga rreth 46 mijë zgjedhës të regjistruar, të drejtën e votës e kanë ushtruar vetëm rreth 250 persona.

Për Aleksandar Stojanoviqin nga organizata joqeveritare Qendra për zhvillimin e mjediseve lokale, “të gjithë janë humbës” pas votimit të 21 prillit. “Që një shoqëri të funksionojë, duhet të ketë një konsensus shoqëror. Shoqëria civile ka bërë thirrje një kohë të gjatë që të fillojë një dialog i përgjithshëm brenda shoqërisë kosovare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Yll Limani në mbështetje të Gjestit: “I janë bërë shumë padrejtësi”

0
Pas arrestimit të këngëtarit Gjesti, reagimet nga artistë të njohur nuk kanë munguar. Së fundmi, mbështetje publike për të ka shprehur edhe kolegu i...

Përmbytje tragjike në Kenia, 62 viktima mes tyre 8 fëmijë

0
Të paktën 62 persona, mes tyre edhe tetë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që goditën Nairobi dhe...

Pas arrestimit të Gjesti-t, reagon pronari i “Onima”: “Shqiponja nuk kap miza”

0
Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzave se ka kanosur kompaninë muzikore Onima, ka ardhur edhe reagimi i parë nga pala tjetër...

Konflikt në Durrës, plagoset me mjet prerës një 26-vjeçar

0
Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal...

Trump kërcënon Iranin: “Mund ta godasim sërish ishullin Kharg”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar me sulme të tjera ndaj qendrës kryesore të eksportit të naftës së Iranit,...