16.5 C
Tiranë
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Humbi jetën 8 ditë pas vdekjes së bashkëshortit, shënohet viktima e dytë nga zjarret në vendin tonë

Ka humbur jetën 8 ditë pas bashkëshortit 60-vjeçarja nga Gjirokastër Tatiana Haxhiaj.

Pak ditë pasi humbi jetën Andra Haxhia, sot ka ndërruar jetë edhe bashkëshortja e tij, Tatiana Haxhiaj duke shënuar kështu viktimën e dytë nga zjarret në vendin tonë.

60 vjeçarja nga Gjirokastra kishte djegie 70% të trupit dhe nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Ajo ishte transportuar në spitalin e Djegie Plastikës në Tiranë, por me gjithë punën e mjekëve nuk ka arritur të mbijetojë.

Bashkëshorti i saj Andrea Haxhiaj humbi tragjikisht jetën nga zjarri në fshatin “Asim Zeneli” të Gjirokastrës më 3 gusht. 64-vjeçari u asfiksua nga tymi duke mbetur i bllokuar mes flakëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT