12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

I akuzuar për posedim dhe shitje të kokainës në Irlandë, shqiptari mbulon kok kur paraqitet në gjykatë

Dy vëllezër shqiptarë dhe një rumun akuzohen për një sasi prej 60 kilogramësh kokainë që u kap në Irlandë. Ata dolën në seancë dëgjimore në gjykatën e Cork-ut të dielën.

Gentjan dhe Donatel Dodaj, bashkë me Daniel Afedoaei akuzohen për posedimin e kokainës me qëllim shpërndarjen e saj. Gjykata vendosi t’i lërë në paraburgim të tre.

Gentjan Dodaj, 39 vjeç, mbërriti në seancë dëgjimore me një triko në kokë, për të mbuluar fytyrën. Ai nuk foli gjatë seancës. Ndaj tij u paracaktua një avokat i shtetit pasi Dodaj kohët e fundit kishte nisur një biznes dhe kishte mbetur pa para.

Për vëllain e tij, Donatelin, 22 vjeç u kërkua një përkthyes. Avokatja e tij tha se klienti i saj kishte mbërritur katër javë më parë në Irlandë dhe se banonte me vëllain. Burg edhe për 22-vjeçari Afedoaei që është me origjinë rumune.

Të gjithë të arrestuarit do të dalin javës tjetër në gjyq, më 14 Gusht. Ndaj tyre nuk u aplikua masa e lirimit me kusht. Sekuestrimi i kokainës u bë pas informacioneve inteligjente ndaj një personi që dyshohej i përfshirë me krimin e organizuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...