12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

I dehur dhe i droguar Orjol Lame në gjëndie të rënduar mbas aksidentit që i mori jetën 4 antarve të familjes

Ai ishte i dehur pas timonit dhe nën ndikimin e drogës, ky është rezultati i testeve të cilave i është nënshtruar Orjol Lame, 32-vjeçari i cili drejtonte Fiat Stilon që u përplas në një ndërtesë të pabanuar ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes shqiptare, parterja e tij Shane Hyseni, djali i tyre Mattias Lame, dhe kunetërit Rejana dhe Resat Hyseni.

Sipas mediave italiane, Orjoli ndodhet ende i shtruar në kushte shumë të rënda në repartin e terapisë intensive, në Santa Maria Nuova, ndërkohë që përgjigjet e analizave kanë mbërritur ditën e djeshme. Si për drogën ashtu edhe për pijet alkoolike rezultati erdhi pozitiv, mostrat tani do të dërgohen në institutin toksikologjik të Modenës për konfirmim, një lloj kundëranalize e cila, nëse rezultatet konfirmohen, do të bëhet burim provash për çdo debat në gjykim. Pozicioni gjyqësor i të riut shqiptar tashmë rrezikon të përkeqësohet më tej.

Ai është nën hetim për vrasje të shumëfishtë në rrugë, në dosjen hetimore të hapur nga prokurori Marco Marano i Prokurorisë Publike Reggio. Gjithashtu, hetuesit kanë konstatuar se makina ka qenë pa kontroll dhe sigurim, si dhe në emër të një personi të vdekur gjatë këtij viti. Ndaj, mbetet të kuptohet fillimisht se si e ka marrë makinën (ndër hipotezat se e ka blerë me të zezë, por edhe për të mos e regjistruar për shkak se është klandestine) dhe gjithashtu për këtë vëmendja e hetimet janë fokusuar në të shkuarën e Orjolit, i cili ka një precedentë të vogël kriminal që daton dy vite më parë.

Sipas asaj që u rikonstruktua nga policia bashkiake, automjeti po lëvizte me shpejtësi shumë të madhe atë mbrëmje të mallkuar. Matësi i shpejtësisë, në atë që ka mbetur në kabinë, shënoi 220 km/h, maksimumi i pranishëm në ekran, i cili, megjithatë, për shkak të përplasjes u shkatërrua plotësisht, me treguesin që shkonte ‘poshtë’, në fakt ajo shpejtësi maksimale nuk mund të arrihej kurrë nga një Fiat Stilo i vjetër. Sipas hetuesve, në fakt është e vështirë të përcaktohet me siguri se sa shpejt shkoi, por sigurisht mbi 100 në orë. Mund të kuptohet edhe nga gropa e shkaktuar në murin e shtëpisë, fatmirësisht të pabanuar, me qendër automjetin.

Atë mbrëmje Shane dhe Orjol kishin shkuar për të ngrënë sushi në restorant, me ta ishte fëmija i tyre dhe vëllai e motra e saj. Pasi mbaruan, duhej t’i kishin shoqëruar në Casaltone, një fshat i Parmës, ku jetonin me babain e tyre Ardianin dhe Anjezën. Pastaj do të duhej të shkonin në shtëpi, në Cade, ku jetonin së bashku. Por, për fat të keq, epilogu ishte një tjetër, aq tragjik sa as që mund të imagjinohej. Dy familje të shkatërruara nga vdekja dhe dhimbja.

Sot të katër trupat, të mbajtur deri tani në varrimin e morgut Coviolo, do të nisen për në Shqipëri, për në Durrës, qytetin e origjinës së familjes, ku varrimi do të bëhet me rit islamik. Ndërsa në vendin e aksidentit vijon kortezhi i familjarëve, të afërmve, miqve apo qytetarëve të thjeshtë që duan të lënë një mendim në kujtim të katër viktimave shumë të reja. Lule, mesazhe, qirinj, arushë pelushi dhe kukulla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...