4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

I dënuar me 22 vite burg, Kodra kalon në regjim të posaçëm (41-bis) për 1 vit

Sot, më 16 dhjetor 2024, Altin Kodra është vendosur në Regjim të Posaçëm (41-bis) në burgun e sigurisë së lartë të IEVP-së Peqin për një afat prej 1 viti. Ky kalim është bërë nëpërmjet Urdhërit Nr. 623 të Ministrit të Drejtësisë, për vendosjen në regjim të posaçëm të të drejtat në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së lartë.

Altin Kodra është dënuar me 22 vjet burgim nga Gjykata e Shkodrës për vrasje me dashje dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake. Gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit, ai ka kryer edhe vepra të tjera penale, përfshirë largimin nga vendi i qëndrimit dhe futjen e sendeve të ndaluara në IEVP, për të cilat është dënuar me disa vendime të tjera.

Regjimi 41-bis është një masë e sigurisë së lartë që aplikohet për të burgosurit të cilët janë të përfshirë në veprime të rënda penale, përfshirë grupe kriminale, organizata terroriste dhe banda të armatosura. Ky regjim ka për qëllim të parandalojë aktivitetet kriminale nga brenda burgut dhe të rrisë sigurinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...