16.9 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Ish bashkshorti i Bora Zemanit, DJ Vin Veli pret të bëhet baba për herë të dytë

DJ i njohur Vin Veli do të bëhet baba për herë të dytë. Pas një periudhe të shkurtër spekulimesh, ku ai ndau një foto me një vajzë të panjohur për publikun, është zbuluar se kjo është Karolina Gasiunaite, një vajzë që nuk është shqiptare. Ajo kishte bërë tag Vin Velin në një postim në Milano, duke nxitur dyshime se ata ishin në një lidhje të re.

Në një postim të fundit, Vin Veli ka ndarë një foto me Karolinën, ku ata shihen pranë njëri-tjetrit, duke festuar ditëlindjen e saj. Ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë barku paksa i rrumbullakosur i Karolinës, që konfirmon se ata janë shumë afër të bëhen prindër për herë të parë së bashku. Karolina ka postuar disa foto në profilin e saj, ku ka treguar barkun e saj të rrumbullakosur, duke bërë të qartë shtatzëninë.

Vin Veli është baba i një djali, Arborit, nga lidhja e tij e mëparshme me Bora Zemanin. Pavarësisht ndarjes, ata kanë ruajtur një marrëdhënie të shkëlqyer dhe kanë festuar së bashku 10-vjetorin e Arborit, duke dhënë një model të mirë prindërimi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, makina përplaset me barrierën dhe një mjet të parkuar, plagoset çifti

0
Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me barrierën e betonit dhe më...

“Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha me Argitën”, vijon përplasja Berisha-Ismaili pas...

0
Debati i zhvilluar një ditë më parë në Parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vijuar edhe në rrjetet sociale, ku kjo...

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...