10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

“I dënuar me burgim të përjetshëm” – Vritet në burgun e Korydallos Jani Aliaj, emër i njohur i botës së krimit

Jani Aliaj, një nga emrat më të njohur të botës së krimit shqiptar, është vrarë ditën e sotme në burgun e sigurisë së lartë Korydallos në Greqi.

Aliaj ishte i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços, ngjarje e ndodhur më 1 maj 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, e lidhur me motive hakmarrjeje. Ai rezultonte gjithashtu i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale edhe jashtë Shqipërisë.

Shtetasi shqiptar u arrestua mëngjesin e 31 dhjetorit 2024 në Athinë nga efektivët e skuadrës “DIAS”, teksa lëvizte në rrugë dhe u ndalua për kontroll si person i dyshimtë. Gjatë verifikimit, ai u kap me kartë identiteti false greke, çka çoi në shoqërimin e tij në komisariatin e Moskatos.

Hetimet zbuluan se Aliaj kishte arratisur nga burgu i Korfuzit, ku vuante dënimin me burgim të përjetshëm, plus 2 vjet e 12 muaj, për një tjetër vrasje të ndodhur në Athinë në vitin 2006, si dhe për plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Po ashtu, ai ishte i kërkuar ndërkombëtarisht për dy vrasje të tjera në Shqipëri, të ndodhura në tetor 2015 dhe maj 2016, duke e bërë një nga personazhet më të kërkuar të botës së krimit në rajon.

Vrasja e tij brenda ambienteve të burgut grek shënon fundin e një historie të gjatë kriminale, të shtrirë në disa shtete dhe të ndjekur prej vitesh nga autoritetet shqiptare dhe greke. Rrethanat e sakta të ngjarjes dhe autorët janë ende nën hetim nga autoritetet greke.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...