26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Mes jetës dhe vdekjes në QSUT” – Rasti i 25-vjeçares Dajana Kalo dhe akuzat për zvarritje të shërbimit jetik

Rasti i influencieres shqiptare Dajana Kalo, vetëm 25 vjeçe, ka rikthyer në vëmendje problematikat e shërbimit shëndetësor publik dhe akuzat për mungesë reagimi në situata jetike në QSUT.

E reja ndodhet në gjendje serioze shëndetësore pasi ka pësuar hemorragji cerebrale si pasojë e një Malformacioni Arteriovenoz (MAV). Sipas familjarëve, ajo është e shtruar prej 29 dhjetorit në pavionin e neurokirurgjisë në QSUT dhe aktualisht është e paralizuar në anën e djathtë, pas një goditjeje në tru.

Familjarët kanë denoncuar publikisht në rrjete sociale se, pavarësisht urgjencës mjekësore, për javë të tëra janë përballur me zvarritje, mungesë përgjegjësie dhe justifikime nga institucioni shëndetësor, pa u kryer ndërhyrja e nevojshme në kohë.

Sipas tyre, për të vendosur mbi kirurgjinë – përfshirë edhe mundësinë e trombektomisë – është e domosdoshme kryerja e ekzaminimit Arteriografi (DSA). Edhe pse në QSUT ndodhen dy pajisje për këtë ekzaminim, familjarët pretendojnë se njëra nuk funksionon, ndërsa për tjetrën kërkohet miratimi i një mjeku që nuk e merr përsipër procedurën.

Po sipas denoncimeve, mjeku në fjalë ushtron aktivitet edhe në një spital privat, i cili është aktualisht i vetmi jashtë sistemit publik që ofron këtë shërbim, me kosto që, sipas familjarëve, nisin nga 25 mijë euro. Këto rrethana kanë ngritur dyshime publike për konflikt interesi, klientelizëm dhe monopol mes shëndetësisë publike dhe asaj private, akuza që deri tani mbeten pretendime të familjarëve dhe nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga institucionet.

Përballë pamundësisë financiare, familjarët e Dajanës kanë hapur një fushatë GOFUNDME, duke kërkuar ndihmë për të siguruar trajtimin e nevojshëm.

Në reagimet publike, ata kërkojnë përgjegjësi institucionale dhe i drejtojnë akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama, Ministres së Shëndetësisë, si dhe drejtuesve të QSUT-së, duke i konsideruar përgjegjës për funksionimin e një sistemi që, sipas tyre, po lë një të re “të presë mes jetës dhe vdekjes”.

Deri në këto momente, nga QSUT apo Ministria e Shëndetësisë nuk ka një reagim zyrtar publik lidhur konkretisht me këtë rast.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...