33 C
Tiranë
Wednesday, August 19, 2026

I dërguari i BE-së për dialogun, Peter Sorensen, viziton Kosovën për herë të parë

Peter Sorensen, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pritet të mbërrijë sot në Kosovë për një vizitë zyrtare. Gjatë qëndrimit të tij, Sorensen do të zhvillojë takime me udhëheqësit më të lartë të Kosovës, presidenten Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti. Takimi me presidenten Osmani do të nisë në orën 09:45, ndërsa ai me kryeministrin Kurti do të mbahet në orën 10:30. Pas takimit me Kurtin, Sorensen do të pritet edhe nga Besnik Bislimi, zv.kryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës.

Vizita e Sorensen vjen në një periudhë të rëndësishme për Kosovën dhe për marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian, me fokus në dialogun Kosovë-Serbi, sfidat e zbatimit të marrëveshjeve të arritura dhe perspektivën e integrimeve evropiane për Kosovën. Kjo është vizita e parë e Sorensen në Kosovë që nga emërimi i tij si përfaqësues i posaçëm i BE-së.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bie nga lartësia në Orikum, 67-vjeçari pëson trauma në kokë

0
Një 67-vjeçar është rrëzuar nga lartësia në Orikum, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë të qarta. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për...

“Banda e hajdutëve shëtitës”, shqiptari rrezikon 42 muaj burg në Belgjikë për vjedhjet në...

0
Një shqiptar 30-vjeçar, me banim në Bruksel, rrezikon një dënim prej 42 muajsh burg në Belgjikë, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në një...

“Patosi të mos shkrihet”, banorët dalin në protestë kundër riorganizimit territorial

0
Banorë të Bashkisë Patos kanë zhvilluar sot një protestë kundër vendimit të qeverisë për riorganizimin territorial dhe propozimit për shkrirjen e Bashkisë Patos dhe...

“Liri për Jülide Yazici”, ish-profesorja turke arrestohet në Shqipëri dhe rrezikon ekstradimin drejt Turqisë

0
Ish-profesorja e filozofisë në gjimnazin “Blaise-Pascal” të Segré, Jülide Yazici, është arrestuar në Shqipëri, ku rrezikon të ekstradohet drejt Turqisë, pasi ndaj saj është...

Arratiset nga Katalonja për t’i shpëtuar burgut, arrestohet në Gjirokastër 43-vjeçari i kërkuar nga...

0
Një 43-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Gjirokastër, pasi dyshohet se ishte arratisur nga Katalonja për t’iu shmangur...