17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

I dyshuari për vrasjen e Everest Çakës në Elbasan arratiset nga dhomat e shoqërimit

Policia e Elbasanit, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e Everest Çakës, ka shoqëruar disa persona, mes të cilëve edhe 39-vjeçarin Mirjan Dedja (Asllani), i cili rezulton me precedent penal.

Pasi u mbajt 1 ditë në komisariat, rreth orës 6 të mëngjesit të djeshëm, 39-vjeçari është arratisur nga dhomat e shoqërimit.

Drejtoria e Standarteve Profesionale ka nisur hetim për 4 punonjës policie, përgjegjës për sigurinë e të shoqëruarve.

Policia e ka shoqëruar Dedjan dhe ai ka shfaqur shenja të forta të nervozizmit. Policët e kanë neutralizuar dhe ndaluar në qeli. Tashmë për Dedjan do të ketë akuzë për arratisje.  39-vjeçari ishte shoqëruar në një nga zyrat e inspektorëve të policisë pasi dyshohet se është i implikuar për vrasjen e 41 vjeçarit Everest Cakaj.

Ai në një moment ka kërkuar që të shoqërohej për në VC me pretendimin se kishte dhimbje barku.

Nga aty, me pranga në duar është arratisur duke shfrytëzuar mungesën e vëmendjes së policit, që po komunikonte me shefin në telefon. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të enjtes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...