8.5 C
Tiranë
Friday, March 27, 2026
spot_img

I grabit me dhunë çantën personale , arrestohet 37-vjeçari në Korçë

Është arrestuar 37-vjeçari A.N., i cili i grabiti me dhunë çantën personale shtetases M.M., në të cilën kishte 35000 lekë dhe dy karta krediti. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.8 në Korçë.

Uniformat blu bëjnë me dije se 37-vjeçari ka qenë i dënuar më parë vjedhje.

Ndërkohë materialet i kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë.

-Informacion-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 8, Korçë, një shtetas i kishte vjedhur me dhunë, çantën personale shtetases M. M., brenda së cilës ndodheshin 35000 lekë dhe dy karta krediti, shkuan në adresën e raportuar dhe falë veprimeve të shpejta, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në ambientet e policisë, të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” të shtetasit A. N., 37 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për vjedhje). Në cilësinë e provës materiale, iu gjetën dhe sekuestruan sasia e lekëve dhe kartat e kreditit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përplasje në PD para zgjedhjeve: Tabaku pro kandidimit të Salianjit, Berisha: “Është vetëpërjashtuar”

0
Tensionet në Partia Demokratike vijojnë të thellohen teksa afrojnë zgjedhjet e brendshme për kryetar më 23 maj. Deklaratat e fundit nga drejtues dhe ish-drejtues...

Irani kërcënon: “Hotelet që strehojnë ushtarë amerikanë do të jenë objektiv sulmesh”

0
Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të përshkallëzohen, teksa ushtria e Irani ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj pranisë ushtarake amerikane në rajon....

Zgjedhje të parakohshme në horizont? Lëvizjet në PS dhe tensionet e brendshme shtojnë spekulimet...

0
Zgjedhje të parakohshme në horizont? Lëvizjet në PS dhe tensionet e brendshme shtojnë spekulimet për një skenar të ri politik Prej kohësh, në qarqet politike...

Berat: Arrestohet 39-vjeçari për abuzim me mbesën 15-vjeçare

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Berat, ku një 39-vjeçar është arrestuar nga policia, i dyshuar për abuzim seksual me një të mitur...

Konfindustria: Ndërhyrja për çmimet e karburanteve e domosdoshme, por e vonuar

0
Konfindustria ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë shqiptare për vendosjen e çmimeve tavan të karburanteve përmes Bordit të Transparencës, duke e konsideruar këtë hap...