4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

I jepet lamtumira e fundit të riut shqiptar në Itali, u përplas te vijat e bardha

“Fluturo lart Kevin, siç shqiponjat fluturojnë mbi botë, fluturo te Zoti”. Nisi me këto fjalë pasditen e së shtunës në Duomo di Latisana, ceremonia funerale që i dha lamtumirën e fundit Kevin Muratajt, 19-vjeçarit me origjinë shqiptare i cili u përplas për vdekje orët e vona të së premtes, më 26 Maj, ndërkohë që kalonte në vijat e bardha.

Ai sapo kishte dalë nga një piceri bashkë me shokët e shoqet e klasës dhe ishin nisur për në diskotekë, pasi po festonin mbrëmjen e maturës, kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Me qindra ishin ata që morën pjesë dhe që iu bashkuan dhimbjes së nënës Elisabeta dhe babait Alket, ashtu sikurse dy fëmijëve të tyre minorenë dhe dajës Erlind.

Arkivoli i bardhë i të riut ishte mbuluar me lule. Mbi të ishte vendosur fotoja e Kevin, i qeshur ashtu siç të gjithë e kujtojnë.

E priti nëna e dëshpëruar e tij dhe familjarë të tjerë të pllakosur nga dhimbja. Sipas asaj që shkruan Messaggero, gjatë ceremonisë, u fol edhe në shqip, për të treguar afërsinë e komuniteti me këtë familje, me origjinë pikërisht nga Shqipëria, por që ishte transferuar shumë vite më parë në Itali, aty ku Kevin në fakt dhe kishte lindur.

Mes të pranishmëve ishin edhe shumë të rinj. Duke nisur nga shokët e shoqet e klasës të Institutit Plozner të Latisana. Në emër të tyre foli një prej mësuesve. “Ishte një mik dhe një vëlla, gjithnjë i gatshëm për të përcjellë lumturi. Me të ndanim ëndrrat tona”, u shpreh ai mes të tjerash me zërin duke iu dridhur dhe fytyrën të mbuluar nga lotët.

Ndërsa kryebashkiku i Latisana, teksa shprehur dhimbjen për humbjen e të riut, tha se familja e tij do të mund të mbështetet gjithmonë mbi komunitetin ku jetojnë, që “do të jetë i gatshëm për t’i dhënë mbështetjen e nevojshme.

Dalja e arkivolit të Kevin nga Duomo, u përshëndet me tullumbace të bardha që u lëshuan në qiell së bashku me një duartrokitje të gjatë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...