22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Rusia njofton për sulme në 5 pika të frontit në Donetsk,pasi penguan ofensivën nga ana Ukrainës

Rusia ka njoftuar sot se forcat e saj penguan një ofensivë të madhe ukrainase në pesë pika përgjatë frontit në rajonin jugor të Ukrainës të Donetskut dhe vranë qindra ushtarë ukrainas, raporton Reuters.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse sulmi i raportuar ishte fillimi i një kundërofensivë ukrainase që Kievi e ka premtuar prej muajsh për të rimarrë territorin e pushtuar nga forcat ruse pas një pushtimi në shkurt të vitit 2022.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se Ukraina kishte sulmuar me gjashtë batalione të mekanizuara dhe dy batalione tankesh në Donetskub jugor, ku Moska dyshonte prej kohësh se Ukraina do të kërkonte të hapte një pykë në territorin e kontrolluar nga Rusia, sipas Reuters.

“Në mëngjesin e 4 qershorit, armiku filloi një ofensivë në shkallë të gjerë në pesë sektorë të frontit në drejtim të Donetskut Jugor”, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë të postuar në Telegram.

“Qëllimi i armikut ishte të depërtonte mbrojtjen tonë, sipas mendimit të tyre, në sektorin më të rrezikuar të frontit”, thuhet në deklaratë. Armiku nuk i kreu detyrat, nuk ia doli”, thuhej më tej.

Reuters tha se nuk mund ta konfirmonte menjëherë deklaratën ruse dhe ministria e mbrojtjes dhe ushtria e Ukrainës nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave me shkrim për koment.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...