12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“I njoha me paketën e hartuar nga ekspertët e PD për Reformën Zgjedhor”, Basha takim me KIE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, së bashku me nenkryetarët Flutura Açka dhe Kreshnik Çollaku, pritën raporterët e Këshillit të Europës të cilët ndodhën më Tiranë. Përmes njoftimit për shtyp të PD, bëhet me dije se Basha i njohu me paketën e hartuar nga ekspertët e PD, për Reformën Zgjedhore që sipas tij do t’u kthejë shqiptarëve besimin tek vota dhe politika duke u dhënë fuqi vendimarrëse dhe një politikë te pastër.

Pritëm sot në PD reporterët e Këshillit të Europës. I njoha me paketën e hartuar nga ekspertët e PD për t’i kthyer shqiptarëve besimin tek vota dhe politika, duke u dhënë fuqi vendimarrëse dhe një politikë te pastër.

1️⃣ LISTA TË HAPURA
Votuesit të kenë mundësi të zgjedhin vetë deputetin, jo kryetari.
2️⃣ BARAZIA E VOTËS
Numri i votuesve për mandat deputeti të jetë i njëjtë në të gjithë vendin
3️⃣ VOTA E DIASPORËS
Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë.

4️⃣ PRESIDENT NGA POPULLI
Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli
Një nga shqetësimet kryesore në Shqipëri është shitblerja e votës dhe korrupsioni i përhapur kudo që ndikon edhe në deformimin e vullnetit të zgjedhësve. Ligji për dekriminalizimin i iniciuar nga PD, tregoi se sa thellë kishte depërtuar krimi në qeverisje. Tashmë prioritet për PD-në për të luftuar korrupsionin në nivele te larta është:
1️⃣ VETTING PËR POLITIKANËT
Pastrim i politikës nga të korruptuarit dhe personat me lidhje kriminale lidhje të cilat i përdorin për të bletë vota dhe shantazhuar votuesit.
2️⃣ FUND IMUNITETIT NGA NDJEKJA PENALE
Asnjë imunitet për parlamentarët dhe qeveritarët që hetohen nga SPAK”, thuhet në njoftimin e PD.
Më herët edhe deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe kreu i Rithemelimit Sali Berisha u takuan sot me bashkëraporterët e Këshillit të Europës për Shqipërinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...