7.5 C
Tiranë
Friday, March 27, 2026
spot_img

I riu nga Tirana bie pre e mashtrimit të ‘kredive’/Flet i riu:“Të vetmet dokumente që kam firmosur, ishin ato të tërheqjes së parave”

Mos besoni lehtësisht në dhënien e kartës së identitetit, qoftë edhe sikur ata të jenë miqtë tuaj e t’ju kërkojnë ndihmë.

Një student këmbëngul në polici se u mashtrua nga një i njohur që në bisedë e sipër, i ka qarë hallin duke i thënë: “Më kanë ardhur lekë nga jashtë shtetit, më ndihmo t’i tërheq, ma jep pak kartën e identitetit dhe do të jap 20 mijë lekë”.

Çështja, e cila ka përfunduar në një procedim që po ndiqet nga seksioni për hetimin e krimit financiar, bazohet në denoncimin e shtetasit D.C., që ndjek studimet në degën e inxhinierisë.

I riu, tha në polici në fillim të këtij muaji, se mashtrimi me kreditë i ka ndodhur përgjatë vitit 2019, por ai e kuptoi të gjithë skenarin dy vite më vonë.

“Jam student dhe jam në kushte jo të mira ekonomike dhe kur ma kërkuan kartën, u mendova pak, pastaj ia dhashë, të njëjtën gjë kishin bërë edhe shokët e mi dhe nuk kishin pasur probleme”, kujton studenti, që gjatë asaj kohe i ka rënë shkurt dhe është joshur nga pagesa prej 20 mijë lekësh që do t’i jepej për “nderin” që bëri.

“Pasi ramë dakord, – vijon më tej i mashtruari, – më prezantuan me një vajzë me emrin I.R., e cila më kërkoi një fotografi të kartës së identitetit dhe një fotografi të kartës së identitetit të babait, pasi sipas saj, duhej për saktësimin e të dhënave në bankë”.

I riu ka ndjekur këshillat për të ndihmuar personin që do t’i hidheshin para nga jashtë vendit. Ka hapur një llogari në bankë pranë një filiali të njohur. Sipas burimeve të Gazetasi.al, ajo që ka ndodhur më pas, u bazua në komunikimet në ‘ëhatsapp’, në të cilën vajza në fjalë e njoftoi: “Paratë janë hedhur në bankë dhe duhet të shkojmë së bashku t’i tërheqim”.

Studenti është paraqitur pas bisedave vijuese pranë njërës prej këtyre filialeve, ku vajza, e shoqëruar nga një shtetas, i ka thënë se aty njihte njerëz dhe mund të tërhiqeshin vlerat monetare.

“Shkuam me makinën e saj pranë “rrugës së Elbasanit” dhe aty tërhoqëm 6.5 milionë lekë. Brenda në bankë ishte kjo vajza bashkë me të shoqin dhe kur mbaroi procedura, zbritën në parking, ku mbërriti një person tjetër që ishte hera e parë që e shihja dhe që u prezantua si L.D.”, – denoncon studenti i inxhinierisë.

Këtij shtetasi i është dorëzuar shuma e tërhequr në bankë dhe për punën e kryer, i riu është shpërblyer me 20 mijë lekë. “Më pas, ky person u largua me makinën e vet, kurse vajza me bashkëshortin më morën në automjet dhe më lanë aty ku më morën”,- kujton D.C.

Teksa koha ka rrjedhur dhe ai i ka ndërprerë komunikimet me vajzën dhe miqtë, dy vjet më vonë, në shtëpinë ku jetonte me qira i ka mbërritur një zarf, bëjnë me dije burimet policore.

“Zarfi mbante adresën e institucionit mikro-financiar, që më informonte se isha debitor i një kredie të marrë që kishte shkuar 6.8 milionë lekë dhe që bazohej në kontratën noteriale numër 4.105 dhe që mbante datën 17 qershor 2019. Bashkëlidhur zarfit, ishte edhe kontrata e kredisë”, – thekson në ankesë i mashtruari.

Policia shton se pas verifikimeve, ka zbuluar se babai i të riut nuk ka firmosur asnjëherë në këtë procedurë dhe as i riu nuk ka qenë asnjëherë para noteres.

“Të vetmet dokumente që kam firmosur, ishin ato të tërheqjes së parave, që më thanë se ishin transferta nga jashtë shtetit dhe aspak një kredi, si rezultat unë s’kam marrë kredi dhe as babai s’ka qenë ndonjëherë dorëzanës”, – i thotë policisë studenti.

I bindur se është mashtruar dhe se dokumentet janë falsifikuar, ai kërkon që njerëzit të cilët i kërkuan ndihmë, të përfundojnë në burg. Kjo skemë është përdorur edhe më herët, duke mashtruar shtresat në nevojë për kredi konsumatore, për të cilën më pas përfunduan mbi dhjetë persona nën akuzë.

“Jam i bindur se ata janë një grup njerëzisht, përfshi noteren që ka vulosur për këtë vajzën që njihte shoku im. Ata më mashtruan se do tërhiqja lekë që vinin nga jashtë dhe përfituan nga mirëkuptimi im”, – lutet studenti. Ndërkohë, që në krah të tij ka dalë dhe i ati, thotë policia.

“Më telefonoi një person nga banka dhe më tha se kisha dalë dorëzanës për kredinë e djalit tim. Mbeta i habitur, pasi kam një biznes familjar prej 28 vitesh dhe në jetën time s’kam marrë ndonjëherë kredi. Më pas pyeta djalin dhe pasi bëra kërkimet përrreth djalit, kuptova se janë një grup i madh shokësh që kanë rënë pre e këtij mashtrimi të madh financiar”.

Edhe kryefamiljari insiston, se një grup sekserësh e noterësh, kanë mashtruar dhe se krimi ekonomiko-financiar duhet të marrë nën përgjegjësi autorët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“E kam të vërtetuar: Rogerti është kushëri i sponsorit kryesor të Big Brother” –...

0
Ish-konkurrenti i Big Brother VIP, Elton Tozaj, ka bërë deklarata të forta lidhur me trajtimin e diferencuar të banorit aktual, Rogerti, brenda shtëpisë më...

“Sulme ajrore amerikano-izraelite goditën fabrikën e uraniumit në Iran” – raportojnë mediat iraniane

0
Bombardimet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit kanë goditur fabrikën e përpunimit të uraniumit në Iran, raportuan sot mediat lokale. Sipas agjencisë së lajmeve Fars,...

Aktorja turke, Hande Erçel para prokurorit në Stamboll: “Urdhër ndalimi për drogë”

0
Aktorja e njohur turke, Hande Erçel, u kthye në Stamboll dhe u paraqit dje në Gjykatën e Çaglajanit, ku dha dëshminë e saj para...

Reperi i kthyer politikan fiton shumicën parlamentare në Nepal: “Balen” triumfon me 182 vende

0
Në një surprizë historike, Partia Rastriya Swatantra e Balendra Shah, i njohur si reperi hip-hop “Balen”, ka siguruar një shumicë të madhe në parlamentin...

“Shqipëria nuk ka minimum jetik”/ Berisha: Pensionistët përdoren për vota, gjysma e popullsisë përballet...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me Departamentin e Çështjeve Sociale në selinë blu, ku një nga temat kryesore ishte përcaktimi...