34.9 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Aktorja turke, Hande Erçel para prokurorit në Stamboll: “Urdhër ndalimi për drogë”

Aktorja e njohur turke, Hande Erçel, u kthye në Stamboll dhe u paraqit dje në Gjykatën e Çaglajanit, ku dha dëshminë e saj para prokurorit si pjesë e një hetimi për përdorim dhe lehtësim të përdorimit të lëndëve narkotike. Pas intervistës, ajo iu nënshtrua analizave toksikologjike në Shërbimin e Mjekësisë Ligjore (ATK), ku iu morën mostra gjaku dhe flokësh.

Hetimi, i drejtuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit, përfshin gjithsej 16 të dyshuar, mes tyre emra të njohur si ish-presidenti i Beşiktaş, Fikret Orman, ish-presidenti i Galatasaray, Burak Elmas, biznesmenët Hakan dhe Kerim Sabancı, modelja Didem Soydan dhe moderatorja Güzide Duran.

Gjykata vendosi që disa të ndaluar të mbahen në paraburgim, ndërsa për disa të tjerë, përfshirë Tugce Ozbudak, u aplikuan masa kontrolli gjyqësor, duke përfshirë ndalim udhëtimi dhe arrest shtëpiak. Operacioni u zhvillua në 16 vende të Stambollit, duke rezultuar në ndalimin e 14 personave dhe lëshimin e urdhërave për dy të tjerë.

Hetimi vijon, ndërsa mediat turke theksojnë se ky rast ka përfshirë disa nga figurat më të njohura të sportit, televizionit dhe industrisë së modës në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...