17.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

I shoqëruar nga Linda dhe Zaho, kryeministri Rama pritet në Vatikan nga Papa Françesku

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga gruaja, Linda Rama dhe djali i tij i vogël, Zaho është pritur në një vizitë zyrtare në Vatikan nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

Gjatë bisedës, Rama dhe Papa Françesku folën për marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë. Ata diskutuan tema me interes të përbashkët në lidhje me marrëdhëniet midis komuniteteve kishtare dhe civile, kontributin e Kishës për të mirën e përbashkët të shoqërisë shqiptare, migrimin dhe paqen.

Gjithashtu u diskutuan çështjet kryesore rajonale, duke përfshirë situatën në Ballkanin Perëndimor dhe ecurinë e Shqipërisë dhe vendeve të tjera drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Pas bisedës, Papa Françesku i dhuroi kryeministrit Rama një basoreliev prej bronzi të Noes. Gjithashtu i dha atij dokumente papale, duke përfshirë mesazhin e këtij viti për Ditën Botërore të Paqes me temën “Kultura e kujdesit si një rrugë drejt paqes”, dokumentin mbi Vëllazërinë njerëzore për paqen botërore dhe të jetuarit së bashku.

Më herët ata kanë takuar nga afër Kardinalin Ernest Troshani dhe të tjerë personazhe të rëndësishme të Selisë së Shenjtë. Ka qenë Kardinali ai që ka nisur fjalën i pari në këtë ceremoni, ndërsa uroi që të gjithë shqiptarët të bekohen nga një rreze nga qielli dhe një varg engjëjsh.

Kujtojmë se sot shënojnë 30 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, Vatikanit, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që t’i bashkohet një ceremonie në kuadër të kësaj dite që po mbahet në Romë, bashkë me familjen e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT