11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge kapet dhe arrestohet në Durrës 54-vjeçari

Sipas një njoftimi zyrtar të Policisë, shtetasi Arian Malo, 54-vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe kishte një dënim prej mbi 5 vitesh burg nga drejtësia italiane, është arrestuar në Durrës. Operacioni është realizuar nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me FAST Albania.

Shtetasi i arrestuar pritet të ekstradohet në Itali për të vuajtur dënimin e tij burgosje, pasi është gjetur fajtor nga autoritetet gjyqësore italiane për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe krimeve ekonomike.

Njoftimi thotë se ky arrestim vjen si pjesë e aksioneve intensive të Policisë, të realizuara në kuadër të operacionit kombëtar “Sundimi i Ligjit”, i cili ka për qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar ose kombëtar. Ky operacion është zhvilluar në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe shkëmbimi i informacioneve ndërmjet Interpol Tiranë dhe Interpol Romë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...