Mentor Haziri ka sqaruar deklaratën e tij të para disa ditëve kur kritikonte artistët në lidhje me reagimet e tyre ndaj ngjarjes së rëndë që ndodhi në Kosovë, ku një 11 vjeçare u përdhunua nga pesë të rinj. Shumë personazhe publikë dënuan ngjarjen ndërsa dolën në protestë në Prishtinë, Shkup dhe Tiranë.
Në postimin e tij, Haziri shprehej se ishte këta artistë që reaguan ndaj ngjarjes kanë dhunuar verbalisht gratë me tekstet e këngëve të tyre. Ndërkohë sot, gjatë një interviste për “Shqipëria Live”, këngëtari tha se në tekstet e shumë këngëtarëve shqiptarë femra trajtohet si objekt dhe vegël.
“Nuk na nevojitet ndonjë analizë e thellë për këngët që bëjnë “artistët” shqiptarë kur në çdo tekst të tyre femra është e pavlerë, dhunohet tekstualisht dhe përulet në mënyrën më makabre të mundshme. Keni pa shembuj të ndryshme ku femra, më falni për shprehjen por duhet ta them, konsiderohet si k*rvë.
“Iu kisha thënë femrave shqiptare që të mbajnë armë, pepper spray që të mbroheni nga shoqëria. Mendoj se kjo është zgjidhja përderisa dështon drejtësia në Kosovë dhe Shqipëri diçka duhet të bëhet.“, theksoi ai. I pyetur nëse pati në protestë artistë që përdorin tekste të tilla ndaj grave, ai tha:
“Po, pashë në protestë artistë që në këngët e tyre përdorin zhargonin e fjalëve të ndyta ndaj femrave shqiptare. Shpresoj që këta artistë që kanë prodhuar këtë zhargon të përuljes së femrës shqiptare në fund të zënë mend dhe të krijojnë këngë për dashurinë, paqen, mirësisë.”