10.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

I vetmi dokument që ka pranuar kufijtë ekzistues/ Shehu: “Qëllimshëm qeveria shqiptare lë në haresë Traktatin e Miqësisë me Greqinë”

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, është shprehur se qeveria shqiptare ka lënë qëllimisht në harresë Traktatin e Miqësisë me Greqinë, i cili sipas tij është i vetmi dokument bilateral që ka pranuar kufijtë ekzistues të vendit tonë.

Përmes një postimi në Facebook, Shehu thotë se në vend të këtij traktati të rëndësishëm për 2 vendet tona, qeveria ka nxjerrë nga harresa Protokollin e Korfuzit.

Kujtojmë se Protokolli i Korfuzit njihte një farë autonomie të zonave jugore të Shqipërisë dhe prezencë të shtuar të autoriteteve greke, në ato zona që ata i cilësonin si “Epiri i Veriut”.

Shehu shton se po punohet në fshehtësi për çuarjen në Gjykatën Ndërkombëtare të zgjidhjes së çështjes detare.

Reagimi i Shehut:

Qellimshem Qeveria shqiptare le ne harese Traktatin e Miqesise me Greqine.

Ndersa ky traktat, I firmosur me 1996 e i hyre ne fuqi me 1998, skadon brenda ketij viti…

Ministra jone e Jashteme vazhdon “gjumin” dhe nuk jep asnje alterantive per me tej!

Ne fakt edhe Qeverite e mepareshme socialiste e kane lene ne “harese” per “xhelozi” a dicka tjeter kete Traktat shume te rendesishem per maredheniet midis dy vendeve tona e stabilitetin e Rajonit.

Nje Traktat baze ai, shume i gjere ne mundesite, qe krijon ne zgjidhjen e problemeve te ndryshme midis dy vendeve dhe krijimin e hapesirave te reja ne kete drejtim.

Ne fakt eshte i pari dokument bilateral, ku pala greke ka pranuar qarte kufijte egzistues midis dy vendeve sipas Aktit Final te Helsinkit dhe Kartes se Parisit, duke hequr dore keshtu nga protokolli i Korfuzit e rivendikimet territoriale te tij.

Cuditerisht me tej ai protokoll i Korfuzit, i nulifikuar qe nga Protokolli i Firences, u nxorr nga “haresa” si fantazem prej Qeverise Rama pak vite me pare, per qellime te mbrapshta, se paku per demagogji.

Traktati i Miqesise, ky dokument madhor, qe duhet perdorur edhe si themel politik i zgjidhjes se ceshtjes se Mareveshjes se hapesirave detare, kerkohet te cfuqizohet ne harese.

Nderkaq ne fshehtesi po “punohet” per cuarjen ne Gjykaten Nderkombetare te zgjidhjes se ceshtjes detare, e krijuar artificialisht mbas rrezimit prej Gjykates Kushtetuese te asaj Mareveshje te pare, racionale e te ekuilibruar ajo.

Ndersa nuk po behet asnje perpjekje per “rigjallerimin” e atij Traktati Miqesie, vlerave te tij, shume te dobishme ato per sot e neser….

Kjo Qeveri zgjoi Protokollin e Korfuzit…

Te shohim cfare tjeter “risie” nga erresira do te na sjelle kjo neser….

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Plumbat ta morën jetën…” – Elijona prek me mesazhin për xhaxhain e ndjerë

0
Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka ndarë një mesazh tejet të ndjerë në rrjetet sociale, duke kujtuar xhaxhain e saj që humbi...

Vritet në atentat futbollisti 21-vjeçar në Stamboll, mendohet të jetë përfshirë me ish...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Stamboll, ku futbollisti i ri Kubilay Kaan Kundakci ka humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri. Sipas raportimeve,...

“U manipulova dhe u mashtrova” – Mette-Marit reagon për lidhjen me Jeffrey Epstein

0
Princesha e Norvegjisë, Mette-Marit, ka shprehur publikisht pendesën e saj për miqësinë e dikurshme me financierin amerikan Jeffrey Epstein, duke deklaruar se ishte manipuluar...

“U vra në sulmet ajrore”, eliminohet zëdhënësi i IRGC-së Ali Mohammad Naini

0
Zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane. Agjencia Tasnim raportoi se Naini u shpall...

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli...